Filadelfia: U festua 15 vjetori i shoqatës “Bijtë e Shqipes”

Amerika

Filadelfia: U festua 15 vjetori i shoqatës “Bijtë e Shqipes”

Nga: Beqir SINA New York Më: 13 qershor 2017 Në ora: 16:42
Manifestimi në Filadelfia

Në qytetin e Filadelfias (Philadelphia) Pennsylvania, qindra bashkëatdhetar kan festuar të dielën më 11 Qershor, jubileun kushtuar 15 vjetorit të krijimit të Shoqatës Atdhetare-Kulturore Shqiptare – Amerikane “Bijtë e Shqipes”, njoftoi në medien sociale Televizioni Cultura Shqiptare, në Nju Jork.

Festa kushtuar kësaj shoqate të re, këtij përvjetori të bukur të një prej shoqatave më vepruese në gjithë diasporën shqiptare, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , por edhe më gjërë, tha ACTV, mblodhi në një drek festive drejtuesit të saj, lider të komunitetit shqiptar, përfaqësuesit diplomatik të të dy vendeve tona Shqipërisë, e Kosovës, personalitete të shquara të komunitetit, veprimtar të dalluar, simpatizantë, miq dhe dashamirë të shumtë, të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, nga Nju Jorku, Kenektiket, Nju Xhersi, Virginia, Uashingtoni, si dhe disa zyrtarë të lart amerikan të qytetit Filadelfia.

 Shoqata “Bijtë e Shqipes”, erdhi në këtë juble me një serë suksese, nëvizuan drejtuesit e saj, duke kremtuar këtë festë të 15 vjetorit të themelimit :”Atë të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, krijimin e një bashkësie shqiptare, pa dallime krahinore dhe idesh, mbajtja ndezur në shpirt e dashurisë për vendin nga erdhën dhe falenderimin e madh për vendin që ua hapi dyert dhe zemrën - në shtëpinë e dytë të tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Të gjitha këto, thanë ata në këtë 15 vjetor, do t’i gjeni të konkretizuara në morinë e madhe të veprimtarive të kësaj shoqate, që sidomos në keto vitet e fundit janë shtuar në numër dhe cilësi, duke filluar në veprimtarinë e Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”, që gjallon në gjirin e kësaj shoqate, etj. etj. 

Në fotografitë e ketij jubileu - të cilat janë botuar në një libër këto ditë, me rastin e kësaj feste,  gjenden shumë prej anëtarëve të kësaj bashkësije , thuhet se aty do të gjejnë veten, do të gjenjnë fëmijët, nipërit apo mbesat, shokët dhe miqtë e tyre, të gjithë ata që ju bashkëngjeten në rrugën e suksesit 15 vjeçar Shqoatës Bijtë e Shqipes në Filadelfia. 

“E thenë pa mburrje se të gjithë do të gjejnë aty një copëz Shqipëri”, theksohej në një mesazh, në rrjetin social Facebook, mbasi, sot u mbushen plot 15 vite nga dita e parë, kur nji grup entuziastësh morën iniciativën për thememelimin Shoqatës Atdhetare ”Bijtë e Shqipes” në Filadelfia - Pensillvenia.

Ata u mblodhën së bashku në këtë drek festive, me miqt e tyre, dashamirët, bashkëvendasit dhe se bashku me ata të cilët i përkrahin dhe u japin kurajo për punen e tyre, që të festojnë këtë jubile i cili perkon me15 Vjetorin e themelimit të kësaj shoqate, sado jo me shumë vite të mëdha, krahasuar me shoqatat e tjera para-ardhse, por të mëdha për komunitetin shqiptarët këtu, në SHBA.

Festa ishte edhe nji falenderim për të gjithë ata që e kan përkrahur, mbështesin moralisht e materialisht në punën dhe veprimtarinë e mbarvatjen e Shoqatës Bijtë e Shqipes.
Ata thanë se në këtë jubile, u jemi miërnjohës organeve dhe organizatave të qytetit ku ne jetojmë dhe veprojmë për mbeshtetjen e tyre dhe ndihmen që na kanë dhënë dhe na japin në realizimin e këtij qëllimi fisnik.

Gjithashtu, falenderojmë mjetete e informimit për përkrahjen që na kanë dhenë në publikimin e te arriturave tona gjatë ketyre viteve të punës sonë. 
Falenderojmë entet dhe isntitucionet e kulturës, arsimit, nga Shqipëria e Kosova, përfaqësit e tyre diplomatike, në SHBA, nga dy shtetet tona, të cilat na dalin në krah në cdo iniciativë që ne marrim dhe na ndihmojnë në realizimin e  tyre. 

“Falenderojmë Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë", për kontributin e tyre, që japin në ruajtjen dhe kultivimin e  gjuhës shqipe. Ne falenderojmë edhe bashkëkombasit tonë, të cilët janë ata që me punën e tyre dhe veprat e tyre ndihmojnë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës shqipe, këtu në Filadelfia, e zonat për rreth saj, dhe u uruojmë atyre suskese edhe më të mëdha në punën e tyre në të ardhme,” tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari i kësaj shoqate zoti Tahir Domi.

Qëllim primar prej krijimit Shoqata “Bijtë e Shqipes” tha se ka pasur primare ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtarë të bashkatdhetarëve me banim në Filadelfia, me rrethinë. 

Që nga fillimi i punës, shoqata thanë ata në këtë 15 Vjetor, kishte veprimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare, në vazhdimësi. Nga themelimi e deri më sot në organizim të  Shoqatës “Bijtë e Shqipes”,u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike dhe fetare, u organizuan mbrëmje shoqërore, nënvizuan drejtuesit e saj në këtë mafestim. 

Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veqantë pati grupi themelues i cili ishte edhe bartës kryesor i jetës kulturore, u theksua gjatë fjalës së kryetarit të shoqatës. 
“Këtu duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të gjithë komunitetit shqiptarë. Mbledhjen e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e mundesive për një organizim me të mirë, shtimin e bashkëpunimit me Shoqatat tjera shqiptare si në Pensillvenia, ashtu edhe jashta saj në shtete e tjera, ku më së shumti jetojnë e veprojnë shqiptarët e Amerikës” theksojë ai.

“Por, mbi të gjitha, me theks të veçantë në këtë 15 Vjetor të themelimit të kësaj shoqate, para Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, u shtrua çështja e ruajtjes së gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar tek shqiptarët me banimnë Filadelfia, e për rreth saj, e sidomos, kjo çështje madhore, kishte të bënte me gjeneratat e reja dhe fëmijët shqiptarë, që kishin lindur në Amerikë". 

Për, këtë arsye Shoqata Atdhetare “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, prej themelimit e gjerë më sot, në këto 15 vite, u tha se ka organizuar takime të shumëta kulturore, manifestime të ndryshme, në përkujtim të ngjarjeve më të rëndsishme të historisë sonë të begatshme, si p.sh. 28 Nëntorin Ditën e Pavaresisë së Shqipërise (Ditën e Flamurit), Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe manifestime tjera kulturore.

Image


Me rastin e 15 Vjetorit të themelimit të Shoqatës Atdhetare “Bijtë e Shqipes, u falenderuan edhe të gjithë ata veprimtar dhe individë të këtij komuniteti, cilët kanë kontribuar në këtë, shoqatë, dhe mbarë komunitin shqiptarë në SHBA. 

Më pastaj ata faleminderuan edhe bashkëkombasit të cilët kanë ndihmuar dhe bashkëpunuar me këtë shoqatë në Filadelfia.

Drejtuesit e kësaj shoqate përshëndetën në fillim të kësaj feste miqt e kësaj shoqate : kryetarin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane Dr Skënder Kodra, poeteshën Iliriana Sulkuqi, Televizionin Kulutra Shqiptare nga Nju Jorku, themeluesin dhe Drejtorin e tij z. Adem Belliu, publicistin Mondi Ismailitai dhe kryetar e veprimtar të tjerë,  si dhe dy miq të veçantë të kësaj shoqate zotin Bejamin Risilia, finacues i ndërtesës së shoqatës “Bijt e Shqipes” në Filadelfia, dhe sposoren e perhershme të të kësaj shoqate, Stomatologia, Dr. Silvana Çumani.

Folësi i ditës ishte kryetari i kësaj shoqate z. Tajar Domi:

Duke nisur fjalën e tij me urimin e përzemërt për të gjithë, anëtarët e shoqatës, komunitetin shqiptar, dhe të gjithë të pranishmit në gëzimin e përbashkët, të 15 vjetorit të krijimit të Shoqatës Atdhetare-Kulturore Shqiptare – Amerikane “Bijtë e Shqipes”, kreu i shoqatës, foli më pas edhe për krijimin e kësaj shoqate.

Ai tha se “Shoqata Atdhetare Bijtëe Shqipes, hodhi hapat e saj të parë 15 vjet më parë, më 24 Shkurt 2002, këtu në qytetin e Filadelfias, me inisiativën e një grupi atdhetarësh shqiptar, të cilët në vitet që do të pasonin, iu bashkuan edhe disa qindra bashkëatdhetar të tjerë, jo vetëm nga Filadelfia, por edhe nga qytete të tjera t Amerikës, Kanadaja, si dhe atdheu ynë i dashur Shqipëria, Kosova e viset shqiptare..

Më pas, ai vuri në pahë rritjen që pati shoqata Bijtë e Shqipes në këto 15 vjet, duke then se ata kan qenë më të organizuar, çdo vit e më mirë, duke shtuar vazhdimisht veprimtarinë e saj, gjithënjë edhe më e dobishme për komunitetin tonë, tha Domi duke shtuar se :”Shoqata u vu e tëra në shërbim të komintetit tonë, anëtarëve të kësaj shoqate, të kujdeste, të inkurajojë, dhe të ngrisë lart trashgmninë tonë kombëtare, kulturën dhe traditën shqiptare”.

Image

Sot, tha kryetari i kësaj shoqate në fjalën përshëndetëse me rastin e 15 vjetorit të themelimit të kësaj shoqate, nuk është vetëm një emër i bukur, ajo është një organizim në funsksion, që i kontribon komunitetit shqiptar, në Amerikë, nëpërmjet punës së madhe këtu në Filadelfia, dhe më gjerë, ku vlen të veçohet se gjatë këtyre viteve është bërë e njohur për mbarë disaporën shqiptare, këtu në SHBA, Kanada dhe Europë.

“Ne punojmë së bashku, pa interesa dhe pa anësi, politike apo të ndarjeve simbas  viseve nga vijmë, bindjeve tona apo besimeve, mbasi synimi ynë, është vetem bashkimi dhe jo ndarja e njëri tjetrit, kontributi i secilit dhe jo përfitimi, pasqyrimi i vlerave dhe jo mohimi i tyre,” tha kryetari i kësaj shoqate.

Duke vënë në pah atë se prej 10 vitesh kjo shoqatë ka një qender Kulturore e cila njihet në Filadelfia me emrin “Shtëpia e Shqiptarit”, ai tha më tej, se ky është një realitet i sjellur në këtë komunitetet, falë kontributit patriot e atdhetar, prej 64 mijë dollarësh, i vlonjatit Bejamin Risilia, atdhetar e partiot i hershem, për të cilin ata nuk kursehen asnjë her urimet për t’a faleminderuar, ne si komunitet shqiptar.

Kryetari i shoqatës, gjithashtu bashkëngjiti edhe një faleminderim tjetër për kontribuesit e tjer të komunitetit shqiptar, për punën dhe veprimtarinë e kësaj qendre, e cila ka brenda saj, edhe muzeun etnografik, biblotekën, sallat e mbledhjeve, lokalin dhe mjedise të tjera, duke pasuruar dhe gjallëruar aktivitet për çdo ditë në Shoqatën “Bijtë e Shqipes”.

Ndërkohë, ai në fjalën e tij, duke i bërë nje resume punës dhe aktivitetit të kësaj shoqate theksojë se Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë", më 7 Mars 2017, të këtij viti, festojë 13 vjetorin e themelimit të saj. 

“Ajo mbasi filloi të funksionoi në një institucion fetar, tha ai me ndihmën e tyre,vazhdoi normalisht aktivitetin e saj shkollor në këtë qender që quhet sot “Shtëpia e Shqiptarit”. 

 Ai vazhdoi duke thënë : “Se, në këtë shkollë, kan mësuar deri tani mbi 600 nxënës, dhe kan dhën mësim deri tani dhjetra mësues, duke u mësuar fëijëve shqiptar në këtë komunitet, në pesë cikle (klasa), gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe, traditën dhe kulturën, historinë tonë kombëtare, dhe mos asmilimin e tyre.

Asnjë fëmijë, mësues, apo prindër , nuk ka për ta harruar kurrë, dhe ka për t’a kujtuar atë me shumë krenari, pra çdo marrje deftese- Atë momentin,e fillimit të orës së parë të mësimit e cila fillon me këndimin Hymnin tonë Kombëtar Shqiptar, dhe ditën e përfundimit të shkollës, marrjen e deftesës me uljen në gjunjë me puthjen e Flamurit kuq e zi, nga nxënësit e fëmijët e kësaj shkolle, si dhe festimin e çdo ditëlindje të çdo fëmije”, tha z. Domi.

Kryetari i Shoqatës, në fund të fjalës së tij përshendetëse me rastin e 15 vjetorit të themelimit të shoatës, u shpreh se :”“Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, janë një copëz atdhe për komunitetin tonë, një “Shqipëri i Vogël’ , ku në veprimtaritë dhe aktivitetet për komunitetin shqiptar, zhvilluar në këtë shoqatë, flitet për historinë tonë kombëtare, tregohet për ngjarjet e rëndësishme që e përbëjnë këtë histori, manifestohet masivishit, sidomos për Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, dhe nderimin e kujtimin e figurave të shquara dhe të pazvendesueshme në këtë histori të pasur kombit shqiptar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat