Këshilltari amerikan: Nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të mos njohë Kosovën - Bota Sot
Këshilltari amerikan: Nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të mos njohë Kosovën

Amerika

E martë, 17 tetor 2017

Këshilltari amerikan: Nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të mos njohë Kosovën

Nga: Beqir SINA - Bronx NYC Më: 11 tetor 2017 Në ora: 23:09
David L. Phillips

Më 10 tetor, Këshilli Shqiptaro-Amerikane, organizoi takimin me Profesor David L. Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin Columbia University për Studimin e të Drejtave të Njeriut, në Maestros Restaurant Bronx NY, duke vazhduar kështu mbas takimeve dhe leksioneve që ka mbajtur  ai kohët e fundit në Prishtinë, Shkup e Tiranë, edhe në Washington dhe Nju Jork, trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtarizimin e saj .

Haxhi Dauti, organizator i këtij eventi, natën e fundit së bashku me anëtarët e KSHA, ftoi të marrin pjesë grupin e gazetarëve të studentëve nga Universiteti Columbia dhe disa individë veprimtar të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, shqiptar që kanë një kontribut shumë të madh për çështjen shqiptare, dhe që kan mbështetur zhvillimet demokratike për popullin shqiptar në Ballkan.

Profesor David L. Phillips, dhe mikëpritësi i cili organizoi panelin Haxhi Dauti, mori një ovacion të ngrohtë, kur ata u prezantua në fillim të panelit, nga Visar Tasimi, drejtues i panelit për eventin në restorantin Maestros - Bronx.

Gjatë panelit Profesor Phillips, mori disa pyetje nga njerëzit që morën pjesë në këtë rast, si nga studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Prof Nelson Çabej, artisti Shqiptaro-Amerikane Haxhi Zeneli, ish Kryetari i  Fondacionit të Pataresonit të Struganve në New Jersey, Kalosh Sela, kryetari i KSHA, Haxhi Dauti, dhe shkrimtari dhe publicisti, një ish-anëtar i shqiptar nga ish Parlamenti i Parë Pluralist në Mal të Zi, z. Xheladin Zeneli.

David L. Phillips, i cili shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në U.S. Departamentit të Shtetit gjatë Clinton, Bush dhe administrata Obama, thotë se nuk do të ketë anëtarësim në BE për Serbinë, për derisa ajo nuk do të njohë Kosovën, dhe do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

"Kosova kurrë nuk do të jetë përsëri nën kontrollin e Serbisë dhe nuk do të ketë anëtarësim në BE për Serbinë derisa ajo të mos njohë Kosovën dhe normalizojë marrëdhëniet me Kosovën", tha ai.

David L. Phillips është drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin Columbia University për Studimin e të Drejtave të Njeriut. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në U.S. Departamenti i Shtetit gjatë administratave të Klinton, Bush dhe Obama. Phillips, është autor i librit “ Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Shtrënguese dhe Ndërhyrja e SHBA”.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test