Konsullata e Kosovës në New York, mbajti edicionin e parë e DOKI-FEST-it në Nju Jork - Bota Sot
Konsullata e Kosovës në New York, mbajti edicionin e parë e DOKI-FEST-it në Nju Jork

Amerika

E shtunë, 21 tetor 2017

Konsullata e Kosovës në New York, mbajti edicionin e parë e DOKI-FEST-it në Nju Jork

Nga: Beqir SINA -NYC Më: 12 tetor 2017 Në ora: 00:06
New York

Mbrëmë në studion e fotografit të famshëm shqiptar në Amerikë, “Studio Berisha” në qytetin e Nju Jorkut, nën organizimin e misionit diplomatik të Kosovës, në prani të një audience të gjërë artistësh dhe producetësh, diplomatësh, gazetar të mediave kryesorte komunitetit, veprimtar dhe afaristë, bisnesmenë kryesishtë pjestarë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, për zonën e

Tri - Shtetshit, u mbajt edicioni i parë i“DOKU-FEST” në Nju Jork.

Në cilësinë mikëpritësit të këtij eventi, në metropolin e botës, qytetin e Nju Jorkut, diplomati kosovar Ylebr Kryeziu, duke i falenderuar të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje, ku mori pjesë gjithë stafi nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, në fjalën e tij tha se “DOKU-FEST” është padyshim një ndërë ngjarjet më të rëndësishme në kulutrën filmike, në Kosovë, por unë besoj në të gjithë hapsirën shqiptare” tha ai.

Kurse, mëtutje, ai tha se “ i ideuar dhe themeluar 16 vite më parë nga njerëz krejtësisht të kësaj fushe artistike, nga Prizreni, “DOKU-FEST”, sot është kthyer me fuqi në një institucion i përmasave ndërkombëtare, për mes së cilës Kosova, po e trasmeton në mënyrë përfekte trashëgimin e saj artistike, historike, kulturore dhe pse jo  edhe përkatësinë e saj kombëtare dhe shtetërore” u shpreh Kryeziu.. 

Me këtë rast, simbas diplomatit kosovar, një falenderim i veçantë, shkoi për mikun e të gjithë artistëve shqiptar, ose si e quajti ai:” Miku tonë të përbashkët, mikun e të gjithë shqiptarëve z.FadilBerisha, i cili është si gjithmonë i gatshëm të përhapë pa rezervë, ç’do iniciativë që ka për synim promovimin e vlerave kombëtare kudo në Amerikë”.

Ndërkohë, në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, Kryeziu falenderoj në mënyrë të veçantë, edhe të ftuarin e mbrëmjes, një ndërë kreatorët dhe themeluesit e ‘DOKU FEST” z.Eroll  Bilibani, i cili gjithashtu falenderoj diplomatët e Kosovës ,për organizimin e këtij eventi dhe të gjithë pjesëmarrësve të cilët ju kanë përgjigjur masivisht kësaj iniciative. 

Në mbrëmje u shfaqen filmat e përzgjedhur të metrazhit të shkurtër, prodhim i Doku-fest si: GRAB MY HEAND, I AM NOT JUST A, LAST SEVSKI SUNET, HIDDEN AMONG YOU  dhe Filmi kosovaro-anglez “Home”  i cili ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik BAFTA.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test