Për gjykimin e lagjës Komanova të ndërhyjnë BE-SHBA - Bota Sot
Për gjykimin e lagjës Komanova të ndërhyjnë BE-SHBA

Amerika

E hënë, 11 dhjetor 2017

Për gjykimin e lagjës Komanova të ndërhyjnë BE-SHBA

Nga: Skënder Karaçica Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 15:40
Gjykimi i grupit Kumanova

SHSHA në Çikago kundërshton dënimet drakonike të Gjykatës Penale në Shkup kundër lagjës në Kumanovë dhe kërkon që BE-SHBA të ndërhyjnë në zbardhjen e këtij rasti të montuar fund e krye antishqiptar dhe politik.Nuk është hera e parë kur pushteti sllavo-maqedonas kur janë në pyetje shqiptarët e (pa mbrojtur)të përdorë ,,kritere,,të veçanta denigruese e poshtruese,sikurse ata mos të jenë qytetarë të hapësirës së vet etnike.

Rasti i lagjës në Kumanovë dhe aksioni policor me tërë arsenalin dhe skenarët e shërbimeve sekrete,patën për qëllim të krijojnë opinionin për kinse ,,terrorizëm shqiptarë,,në Kumanovë dhe për të mbuluar me gjak e turp të palarat e pushtetit antishqiptar të Nikolla Gruevskit dhe (disiplina politike e koalicionit të BDI-së)që për rastin e montuar nuk pati as më të voglin guxim e gadishmëri që të reagojë më kohë,thotë zëshëm SHSHA në Çikago.

Gjykata Penale në Shkup po të kishte punë me drejtësinë ku para gjykatores do të ishin ,,klientët,,maqedonas do të sillej krejt ndryshe dhe do të merrte verdiktin e matur sa më lehtë e sa më mirë.

Ndonëse kishte të bëjë me një lagje shqiptare në Kumanovë kjo gjykatë penale përdori tërë arsenalin e shërbimeve sekrete dhe të dekretit poltik të shtetit për dënime drakonike dhe pa fakte konkrete, ku mbrojtjes iu mbyll goja për të mbetur në rolin e vëzhguesit.

Denimi i lagjës në Kumanovë është i padrejtë dhe tërë skenarët janë bërë gati jashtë kësaj gjykate në Shkup,prandaj SHSHA në Çikago kërkon që BE-SHBA të ndërhyjnë përmes ekspertëve ligjorë të drejtësisë për zbardhjen e këtij dënimi drakonik me përmasën e njohur politike gati një shekull antishqiptare në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test