SHBA: Njeriu që u humbi jetën në Stamford është një 62 vjeçar nga Kosova

Amerika

SHBA: Njeriu që u humbi jetën në Stamford është një 62 vjeçar nga Kosova

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 3 nëntor 2017 Në ora: 16:02
Pamje nga aksidenti

GREENWICH CT : Televizionet lokale të qytetit, gazetat e përditshme dhe radio lokale njoftuan dje se si pasojë e një aksidenti automobilistik me makinë janë të përfshirë një autovetur dhe një kamion i peshave të rënda Trailles  .

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 6 të mëngjesit, afër daljes Exit 31 të kantonit Merritt Park, apo Rrugës 15. në veri të Stamfordit.
Dhe, sipas njoftimeve, thuhet se një person drejtuesi i autoveturës një 62 vjëçar nga Stamfordi ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti të rëndë automobilistik në magjistralen Route 15. 

Sipas policisë së shtetit, Adam Joseph Peterson, 29 vjeç, i Pensilvanisë, po ngiste një kamionin në kur ai u zhvendos nga korsia e djathtë në të majtë në një përpjekje për të parakaluar mbikalimin e rrugës Stanwich.

Njeriu që është deklaruar i vdekur pas këtij aksidenti të enjten në mëngjes, tha Policia e Shtetit në Connecticut, është shqiptaro amerikani Haki Elezaj, 62 vjeç, nga Stamfordi i cili nga goditja që  pësoi ka marrë plagë fatale duke u shpallur i vdekur në  spitalin “Stamford Hospital”.

Askush tjetër nuk u plagos në këtë aksident, i cili ndodhi afër daljes Exit 31 të kantonit Merritt Park, apo Rrugës 15. në veri të Stamfordit.
Policia :

Simbas hetimeve të para rezulton se aksidenti ka ndodhur mbasi kamioni i peshave të rënda Truck-u, po udhëtonte në korsi të drejtë në Route 15 në veri të Merritt Park- afër daljes 31 në Greenwich, dhe  Elezaj po voziste prapa kamionit, kur kamioni i ka prerë rrugën menjëher autovetures e cila e ka goditur nga pas kamionin.

Policia e Shtetit, tha se kamioni ka nisur të lëvizte në korsin e fundit nga ana e djathtë në të majtë në një përpjekje për të parakaluar mbikalimin e rrugës Stanwich. Shoferi i kamionit, tha policia e shtetit, u ndal “papritur” para mbikalimit dhe automjeti i drejtuar nga Elezaj, u përplas fuqishëm me pjesën e prapme të kamionit.

Elezaj u transportua në Spitalin e Stamfordit me dëmtime kërcënuese për jetën dhe u deklarua i vdekur nga një mjek i dhomës së urgjencës, tha policia e shtetit. 

Shoferi i kamionit të peshave të rënda Truck nuk ishte i dëmtuar fare thotë policia e shtetit, duke shtuar se, Trailers - kamion i peshave të rënda nuk lejohen të udhëtojnë në Parkway Merritt.

Të dy automjetet u hoqën nga autostrada për shkak të bllokimit të rrugës shkaktuar gjatë aksidentit. 
Policia e Shtetit tha se hetimet për këtë aksident vazhdojnë

Haki Elezaj :
Simbas një bashkëvendasit të tij, Besim Malota, nga Kosova, Elezaj ka lindur ne fshatin Gjorgjevik e Vogël në Komunën e Klinës, dhe ka emigruar në SHBA më 1985.

Ai tha Malota, ka qenë familjar i mirë, punëtor dhe me shumë miqësor me të gjithë komunitetin. Gjithashtu, Hakia me gjithë familje ka qen dalluar për veprimtarinë patriotike, qysh në vendlindje dhe madje e ka vazhduar atë edhe në diasporë, duke qenë pjesëmarrës në çdo demostratë për Kosovën, dhe të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi, tha Malota.

62 vjeçari Haki Elezaj, la pas vetes gruan dhe katër vajzat, ndërkohë që para katër vjetëve po në një aksident automoblisitk i ka humbur jetën edhe djali i tij 22 vjeçar.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat