SHBA: Jetlir Kulla, nga Elbasani, i pari shqiptar mbas 100 vjetëve, që u zgjodh në Bordin e Aldermenit, Waterbury - Connecticut - Bota Sot
SHBA: Jetlir Kulla, nga Elbasani, i pari shqiptar mbas 100 vjetëve, që u zgjodh në Bordin e Aldermenit, Waterbury - Connecticut

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

SHBA: Jetlir Kulla, nga Elbasani, i pari shqiptar mbas 100 vjetëve, që u zgjodh në Bordin e Aldermenit, Waterbury - Connecticut

Nga: Beqir SINA - New York Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 07:11
Jetlir Kulla, nga Elbasani

Në pjesën më të madhe të SHBA, më 7 nëntor kishte zgjedhje.Votimet e së martës, simbas analistëve amerikan të këtyre lloj zgjedhjve kanë rëndësi për të matur pulsin e votuesve, ndërsa republikanët dhe demokratët përpiqen të hartojnë strategjitë për zgjedhjet e 2018 për Kongres.

Për shqiptarët e Amerikës, votimet e së martës shënuan dy fitore historike. 

Ndërkohë, që në Bronks, ish-Asambleisti i Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj fitoi mbrëm zgjedhjet për anëtar të këshillit të qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë shqiptaro-amerikani i parë që merr një post kaq të lartë, në këtë qytet, në Waterbury shtetit të Connecticut është edhe një shqiptar tjetër që ka fituar mbrëmë.

Ai është Jetlir Kulla, nga Elbasani, i cili u bë i pari shqiptar etnik, mbas 100 vjetëve që u zgjodh në Bordin e Aldermenit, kur fitoi mbrëm një vend nga Qarku i 4-të, të qytetit Waterbury në Connecticut.

Kulla, mbrëmë ka shpallur fitoren teksa është paraqitur para kamerave në Waterbury me gruan e tij, Anxhela, me të cilën u martua disa muaj më parë, shkruajn shqiptarët duke e uruar atë për këtë gëzim  me Urime të dyfishta.

Kur përfunduan zgjedhjet dhe Jetlir Kulla, u konfirmua si fitues, shkruajn shqiptarët, ai u përqafua nga familja e tij dhe më vonë premtoi se në zgjedhjet e ardhshme më shumë shqiptarë do të përfshihen në jetën civile të Waterbury. "Për shumë shqiptarë kjo është zgjedhja e parë që ata kanë votuar," tha Kulla. "Zgjedhjet e ardhshme do të jenë shumë më tepër."

Votuesit nga ky qytet thonë se është një nder dhe privilegj që shqiptaro amerikani Jetlir Kulla, të zgjidhet Alderman së bashku me Michael DiGiovancarlo,  “Faleminderit të gjithë votuesve të rrethit të katërt që na përkrahin, për të siguruar që ne vazhdojmë të punojmë shumë në shtyrjen e Waterburyt, përpara” shkruan Kulla.

Një falënderim i madh për gruan, familjen dhe miqtë e mi, të cilët kanë qenë të mahnitshëm dhe mbështetës në çdo aspekt. Kjo ka qenë një përvojë jashtëzakonisht që nuk do ta harroj kurrë! Faleminderit të gjithëve! tha ai.

Ndërkohë vëllai i tij ka shkruar se :“Jam krenar që vëllai im është zyrtari i parë i zgjedhur që përfaqëson komunitetin lokal dhe shqiptar në Këshillin e Bashkisë së Waterbury-ut.

Tani, është koha që ky komunitet të ketë një zë pas më shumë se 100 vjetësh. Ai është shqiptar, ai është amerikan, por ai po identifikon fuqishëm kulturën shqiptare.”

Jetlir Kulla, 30 vjeçari shqiptar në qytetin e Waterbury - Connecticut, i lindur në Elbasan dhe emigruar në SHBA, më 1998, demokrat për Bordin e Aldermenit - Antar të Këshillit Bashkiak, të Qarku 4-të, të qytetit Uareberi - Waterbury CT.

Kulla, ka qenë një punonjës administrativ, i cili ka punuar Majorin e qytetit Neil O’Leary, për të bër çdo të mirë në këtë qytet, dhe më 7 Nëntor të martën është në garë për një vend për anëtar i këshillit bashkiak të qytetit Waterbury , nga partia demokrate.

Ai është një profesionist shumë i motivuar dhe me fokus në cilësinë e konsumatorit me pakicë që ka ndërtuar një karrierë në një angazhim ditor për përsosmëri dhe rritje. Më shumë se pesë vjet të përsosmërisë në përputhje të performancës në pozita të dukshme, gjithnjë e më të përgjegjshme në industrinë e energjisë me pakicë. Kulla ka tri vjet eksperiencë shtesë si një konsulent IT dhe në ndërtimin e faqeve të internetit. Aftësi të forta dhe të larmishme të biznesit të zhvilluara më herët në karrierë. Dëshira e fortë për të ndërtuar një karrierë në industrinë e energjisë me pakicë me një kompani udhëheqëse të industrisë, dhe tash edhe një sfidues në politikë.

Që nga regjistrimi i vitit 2010, qyteti i Waterbury, kishte 110,366 persona, 42,761 familje dhe 26,996 familje që banonin në qytet. 

Përbërja racore të qytetit : 58.8% të Bardh, 20.1% të Zi ose African American, 0.6% Native American, 1.8% Aziatikë, 0.1% Pacific Islander, 2.14% nga racat e tjera, dhe 4.6% nga dy ose më shumë do të gara. Njerëzit hispanikë ose latino të çdo race ishin 31.2% të popullsisë.

Waterbury ka rreth 52,000 votues të regjistruar, prej të cilëve rreth 24,000 janë demokratë. Gjithashtu ky qytet ka rreth 7,800 republikanë të regjistruar dhe bilanci është kryesisht i panjohur, me një perqindje që i përket partive të vogla.

Waterbury ka një popullsi të madhe italiane-amerikane me 21.46% të banorëve të saj duke pretenduar trashëgiminë italiane. Ndikimi italian është veçanërisht e fortë në qytetin komplot, Brooklyn.

Megjithatë, qyteti është shtëpi e lulëzuar edhe për komunitetin shqiptar, një nga komunitetet më të suksesshme, duke lën pas komunitetin Puerto Rican, Cape verdian, Domenikanë, Brazilianët, Jamaican, Portugese.

Dita e Kryetarit Shqiptar të Bashkisë në Waterbury

Qyteti i Waterbury është qyteti i dy ngjarjeve të bukura për shqiptaro-amerikanët në Connecticut, aty ka një festival madhështor shqiptaro amerikan dhe zyrtarisht qyteti nderon 28 Nëntorin ditën e flamurit kuqezi.

Dita e flamurit kuqezi është një ngjarje vjetore që organizohet për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, si shenjë mirënjohjeje ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan që ka një vend të jashtëzakonshëm në historinë e qytetit.Waterbury.

Qytet ky që ka rrënjë të forta shqiptare, sidomos aty jetojnë për më shumë se 5 dekada dy fiset më të njohura në qytet, të cilat janë dy familje nacionalste - mbretërore, nga Korç, familjet Bushka dhe Kulla. 

Këto dy familje së bashku me qindra familje të tjera të komunitetit shqiptar në Waterbury, kan pasur edhe një lidhje tradiconale më Bashkinë, ku çdo vit ata së bashku në Bashkinë e qyteti të Waterbury, zyrtarisht ngren në shtizën e bashkisë flamurin kuq e zi dhe mbajnë një paradë më 28 Nëntor -  Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe shpalljen atë ditë Mayor of the Day një shqiptari.

Prej, shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Waterbury zyrtarisht nderohet edhe 17 Shkurti 2008, dita kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test