Kush është shqiptari i plagosur në Ekuador pas sherrit për prishjen e pazareve të drogës

Amerika

Kush është shqiptari i plagosur në Ekuador pas sherrit për prishjen e pazareve të drogës

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është identifikuar shqiptari i plagosur në Ekuador, i cili dyshohet se ishte i përzier në trafik të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se ai është shtetasi Remzi Azemin nga Kosova, i cili thuhet se ka marrë tre plumba.

Gjatë atentatit, shqiptari ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij 3 vjeçe, shkruan “El Telegrafo”. Kjo e fundit vijon shkrimin duke thënë se dyshohet se ka qenë gruaja që ka hapur xhamin e makinës. Fatmirësisht gruaja dhe vajza e Azemit nuk janë lënduar, ndërsa ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autorët e krimit, që po udhëtonin me një motoçikletë, kanë arritur të qëllojnë përmes dritares së hapur. Viktima ka mbërritur në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari udhëtonte me një mjet Ford të blinduar. Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës.

Ata kanë ndaluar një 22-vjeçar të akuzuar për tre vrasje. Autoritetet thonë se kanë ndërmend që të ndalojnë udhëtimin e dy personave në një motoçikletë. Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Disa media spekulojnë se ngjarja e fundit në Ekuador ka lidhje me vrasjen e Hidrit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat