New York: Bredhi i Krishtlindjeve mbrrinë në vendin e nderit Qendrën Rockefeller - Bota Sot
New York: Bredhi i Krishtlindjeve mbrrinë në vendin e nderit Qendrën Rockefeller

Amerika

E mërkurë, 22 nëntor 2017

New York: Bredhi i Krishtlindjeve mbrrinë në vendin e nderit Qendrën Rockefeller

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 nëntor 2017 Në ora: 16:58
New York

Një bredh 85-vjeçar i cili është një specie e natyrës, e ka orgjinën e saj nga Norvegjia, e  mbjellur dhe rrtiur në një pyll në Pensilvania, mbërriti zyrtarisht në zemër të qytetit Manhatan, New York City, të shtunën pasdite. 

Pema tradicionale e Krishtlindjeve, është Bredhi që zë vendin e nderit në sheshin më të vizituar në qytetin e New Yorkut, Qendrën Rockefeller dhe do të zbukurohet gjatë këtyre diteve me 50,000 drita LED, në një ceremoni zyrtare që lajmëron se Krishtëlindjet, janë duke  ardhur nëpërmjet ndriçimit të të gjitha pemëve këtë muaj, duke ngrohur dhe gëzuar zemrat dhe shtëpitë e amerikanve, që tani nisin e zbukurohen edhe ato me dekorin mahnitës të festës tradicionale Krishtëlindjet.

Bredhi Norvegjes, është i lartë 75 feet - 23 metra, i gjerë afro dymbëdhjet metër dhe peshon 12 ton, vjen si dhurat për festimin e Krishtëlindjeve në qytetin e New Yorkut, nga një pyll privat me pronar  Jason Perrin, banor në kantonin State College, Pennsylvania.

Pema e Krishtëlindjve arriti të shtunën e shoqëruar nga eskorta e poliicisë rrugore NYPD,  dhe tani po vendoset, në Rockefeller Plaza, dhe mbasi do të ndriçohet në një ceremoni të bukur, trasmetohet nga të gjitha televizionet live të mërkurën më 29 nëntor, duke  shëndrritur me 50 mijë drtita, dhe duke lajmëruar qytetarët amerikan se Krishtlindjet erdhën dhe po u trokasin derë më derë “Jingle Bell! Jingle Bell!” 

Pasi Bredhi i Krishtëlindjve, në këtë shesh ka për to stolisur me më shumë se 50.000 drita të vogla që janë si yjet në qiell, shumëngjyrshe - multi-colored, do të kurorëzohen me yllin e  Swarovskit.

Pema e Krishtëlindjve në Rrockefeller Plaza deri gjatë gjithë muajit për çdo ditë e natë do të jetë objekt i milonave fotografive të  amerikanve dhe turistëve të huaj që janë të panumët dhe vijnë nga e gjithë bota, për të festuar Krishtëlindjet në New York.

Sa për statistikë, Bredhi i parë në Qendren Rockefeller në Manhattan - NYC, ishte mbjellë në vitin 1931 nga punëtorët që ndërtonin kompleksin e famshëm, gjatë periudhës së Depresionit të Madh, 86 vjet më parë, por që u shkul prej aty disa vjet më pas dhe u vendos që aty të sillej për çdo Krishtëlidnje, nga një Bredh si dhurat nga qytetarët amerikan.

"Është e mahnitshme, që atë pemë të cilën ne e kemi parë vetëm në TV dhe fotot e saj, në revista e gazeta, sot për her të parë unë e shohë dhe bëj fotografi drejtpërdrejt nga Qendra Rockefeller në Manhattan - NYC. Jam shumë i gëzuar se ky është një moment surreal," ka thënë Darren Dickey, nga Vancouver, Kanada, teksa ai ishte në shesh dje dhe po vështronte vinçat që po vendosnin pëmën e Krishtëlindjeve në Rockefeller Plaza, NYC, Bredhin më të famshm të Krishtlindjeve në të gjithë botën.

Bredhi Novegjes në Qendren Rockefeller në Manhattan - NYC, do të jetë aty deri më 7 janar 2018.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test