Koncert festiv me yjet e muzikë klasike në Nju Jork, për nder të pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Koncert festiv me yjet e muzikë klasike në Nju Jork, për nder të pavarësisë së Kosovës

Amerika

E enjte, 21 qershor 2018

Koncert festiv me yjet e muzikë klasike në Nju Jork, për nder të pavarësisë së Kosovës

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:22

NEW YORK CITY : 10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës është shënuar në Nju Jork, gjatë gjithë javës me mjaft aktivitete të pasura, duke përfshirë edhe atë mbrëmë koncertin me muzikë klasike, në qendrën kulturore “American Scandinavian Center”.

Koncert, ky, që i dha edhe një nderim legjendës së muzikës, Nexhmije Pagarusha, u organizua dhe dizajnua nga fotografi i fashmëm shqiptar Fadil Berisha, “Studio Berisha”, dhe u moderua nga aktori Shpend Xani me Flora Mezinollin.

Image

Kurse, u sponsorizua nga veprimtaria e shquar e komunitetit Dr. Shpresa Xhakli, mbështur nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, stafi i saj, (Yleber Kryeziu, Fatmir Zajmi,Albana Bylykbashi, Inis Demiri, Butrint Ymeri, Liridoba Malota) dhe, veçanërisht nga Konsullia e Përgjithshme i këtij institucioni - Ambasadoria Teuta Sahatqija.

Në këtë koncert që përkonë pikërisht me 17 Shkurtin 2008, dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, morën pjesë edhe anëtarë të trupit diplomatik në OKB, të Shqipërisë , Ambasadoria Besiana Kadare, dhe stafi diplomatik, nga ambasada e Kosovës në Uashington, Frymëzim Isufaj ( Minister - Counselor), diplomatë nga disa vende të ndryshme të botës, studentë, biznesmen, veprimtarë, dhe përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës të komunitetit shqiptar, miq e dashamirës të Shqipërisë, si dhe e përfaqësues të komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA.

Image

Kjo mbrëmje e madhe me muzikë klasike i përcolli publikut me emocion disa nga këngët e paharruara të legjendes kosovare të këngës, Nexhmije Pagarushës, dhe vepra nga fondi i muzikës klasike e moderne shqiptare, të interpretuara nga artistët tanë të mrekullueshëm.

Mes tyre ishin disa nga yjet e komunitetit shqiptar : soprano Deshira Ahmeti - Kerliu, me Lindita Lola - Mezini, baritonët e Ergin Oda dhe Riad Ymeri , të cilë këndojn edhe në skenën operistike amerikane, apo dhe këngëtaret e njohur Linda Halimi, Angelo Miho, Agona Shporta, Donika Ukshini Ukaj, Elona Muca, muzikanët Gjilberta Lucaj, Leke Salihu, Miettin Zhezha dhe Pia Salvia nga Brukseli.

Artistët i shoqëroi orkestra profesjoniste ” ALBA” me drejtues artistik kitaristin Edmond Xhani, dhe anëtarët e grupit të tij: kitare bass Zini Borova, ,Maks Vathi – klarinete / Artur Makbuli – drums.

Hymnet e të të dy vendeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë i këndoi Linda Halimi, ndërsa u intonua dhe himni i Republikës së Kosovës.

Ambasadoria Teuta Sahatqija, duke falënderuar të pranishmit, në fillim të fjalës ndau lajmin e mirë, se Barbadosi ka njohur shtetin e Kosovës, duke i bërë kështu dhuratën shumë të çmueshme për ditëlindjen e saj të 10të, tha ajo.

Image


“Si mission i RKS, theksojë Sahatqija, ne jemi shumë të nderuar që në këtë concert të jemi bashkë me ideatorin e këtij eventi, atëdhetarin e madh, dhe artistin e famshëm, të nderuarin Fadil Berisha, dhe ta falenderoj nga zemra Familjen Xhakli, Shpresa dhe Rexhë për mbështetjen e pakursyer për realizimin e këtij koncerti të bukur”

Ajo gjatë fjalës përshëndetse, e quajti kë event një koncert shumë të vecantë për të nderuar jetën, veprën, këngët e paharuara të artistes së madhe kosovare Znj së rendë Nexhmije Pagarusha.

“Kosova deri para disa vitesh, njihej për luftën, vuajtjet, ekzodin, masakrat që e shenuan fundin e shekullit të 20të, theksojë ambasadorja Sahatqija, ndërkohë që sot emri i Kosovës, lidhet me Rita Orën, Dua Lipën, Era Istrefin, Bebe Rexhën, Riad Ymerin, Ramë Lahajn, Marigona Cerkezin, Linda Halimin, e shumë e shumë djem e vajza që po e shëndrisin qiellin e muzikës. Kosova po njihet me të artën Majlinda Kelmendi, Distria, Akili, Nora e sportistët tjerë që po ndërtojnë historinë e shtetit të ri nëpër Olimpiada e Kampionate. Astronomja e re Kosovare Pranvera Hyseni e ka stolisur kosmosin me nje asteroid me emer te saj.

Image

Këta të rinj dinamik, të bukur, të suksesshëm e plot energji janë bërë Ambasadorët më të mire të shtetit të ri të Kosovës që po ja sigurojnë asaj vendin e respektuar në botë.”
Nga ky koncert madhështor, gjeti rastin të përshëndes nga skena e galerisë “Scandinavie Center”, edhe ish Drejtori Egzekutivë i KKSHA, zoti Avni Mustafaj duke ia uruar të gjithë pjesmarrësve diplomatëve, artistëve dhe bashkëatdhetarëve tanë përvjetorin e 10 të shtetit të ri: Kosovë Gëzuar Pavarësinë - Urime ditëlidjen e 10-të!

Duke folur për koncertin pas shfaqjes, baritoni i njohur Ergin Oda, i tha gazetës tonë, se koncerti i realizuar për nder të pavarësisë së Kosovës dhe Ikones së Muzikës Shqipe Nexhmije Pagarusha (Bilbili i Kosovës) nën patronatin e fotografit Fadil Berisha dhe Konsullatës Gjenerale të Kosovës në NYC, ishte një event me të vërtet për t'u mbajtur në mend!

Po ashtu ai tha :“E para, në një sken që arritën të mblidhen artistët e rinj' që janë frymëzim për brezat e ardhshëm si dhe artist që tanimë kanë realizuar karierë prej vitesh në skenat e Nju Jorkut! Është për t'u duartrokitur fort kjo iniciativë ardhur nga fotografi ynë i mirenjohur Z. Fadil Berisha! Ideja për të nderuar Divaën e muzikës Shqipe Zonjën e Madhe Pagarusha, është për t'u vlersuar në piedestal, ngaqë nuk është berë mjaftueshëm në këtë drejtim, fatkeqsisht ende nuk ekzistojnë materiale të shkruara dhe dokumente të incizuara profesionilisht e që do fusnin karierën e saj të kristalt si pjesë e trashigimisë kulturore të vendit dhe një fakt i tillë mua si artist më bën me vaj në buzë! Koncerti i dhuroi publikut atë që i nevoitej, këngën e pastër shqipe, atë për çfarë ky komunitet ka me se shumti nevoj dhe si mision llogaritet i përmbushur! Këngët ishin të përzgjedhura dhe duartrokitjet e zjarrta tregojnë më së miri në lidhje me mesazhin që u përçua përmes këngës tek audienca!, duke shtuar se :"

Image

Këngët e Pagarushës përmbajnë nji poezi të brisht, këngë që i kendojnë dashurisë, natyrës e jetës, këngë që nuk kanë për t'u harruar asnjiher, sepse janë këngë te sinqerta!”
Ndërsa, për kitaristin e talentuar Edi Xhani, Drejtuesi i orkestrës, ALBA, ne Nju Jork, ky koncert me muzikë klaske, ishte i një niveli të lartë, me ritëm dhe profesionalitet, dinjitoz për të shënuar një festë të madhe siç është kjo e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe nderuar me këtë rast “Bylbylin e Kosovës” të madhen Nexhmije Pagarusha .

Image

" Artistët shqiptar në komunitet mbeten promovuese e kulturës shqiptare jo vetëm në rastet e festave të ndryshme por në vazhdimësi të përkushtuar për krijimin e urave të bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që janë dhe SHBA” tha ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test