Konsullata e Kosovës në Nju Jork, kremtoi solemnisht dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Konsullata e Kosovës në Nju Jork, kremtoi solemnisht dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Amerika

E martë, 19 qershor 2018

Konsullata e Kosovës në Nju Jork, kremtoi solemnisht dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 17 shkurt 2018 Në ora: 14:18
Nju Jork

Në prezencë të një numri të madh të përfaqësuesve të organizatatve dhe shoqatave  të komunitetit, ambasadorëve të vendeve mike të Kosovës, atyre që e kanë njohur pavarësinë dhe ambasadores Besiana Kadare, Misioni i Perhershëm i Shqipërisë në OKB,  ish ambasadoria e SHBA, ne OKB, Rosmary DiCarlo, e të tjerë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medieve shqiptare, lider dhe veprimtar të komunitetit shqiptar që jeton në zonën e Tri-Shtetshit, përfshirë edhe studentët që aktualisht vijojnë studimet në universitetet amerikane, grupit të ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së  Kosovës në New York, shënoi solemnisht  dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pritja u organizua ne lokalin prestigjioz Club Yale në qytetin e Nju Jorkut, gjë të cilën e madhështoi edhe programi artistike, i baritonit të njohur kosovar Riad Ymeri të performuara në piano nga Lek Salihu.

Ambasadoria, Sahatçia, solli në fillim të fjalës përshëndetse dy lajme të mira , ose si i quajti ajo dhe një dhurat në pavarësinë e Kosovës, teksa permendi njohjen e 116 nga shteti i Barbadosit, dhe nënshkrimin dje në Nju Jork, nga zyra e saj të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Bagladeshit nga KPK.  

Gjatë kësaj ceremonie, Ambasadorja Teuta Sahahtçija, pasi falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre nder të tjera tha: “Në rrugëtimin e saj drejt suksesit, Kosova nuk ka qenë e vetme, ajo është përkrahur fuqishëm nga miqtë e saj anembanë botës, përfshirë mikun e madh tonin SHBA, dhe vendet më të fuqishme të botës. Shtetet e Bashkuara, janë ndër vendet e para qe e njohu pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta përkrahë atë në mënyrë të vazhdueshme përmes bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërkohë që Kosova është plotësisht e përkushtuar që t’i përmbushë kriteret e anëtarësimit dhe të bëhet pjesë e familjes së Bashkimit Europian dhe NATO-s.” 

Në emër të Republikës së Kosovës, Misioni ynë në Nju Jork, dhe në emrin tim, është privilegji dhe nder i madh që të ju mirëpres në këtë pritje për nder të 10 vjetorit të shtetit tonë, Republikës së Kosovës, tha shefja e kësaj Konsullate.

“Vetëm 2 dekada më parë, gjërat ishin shumë të ndryshme. Lufta në vitin 1999 solli shkatërrime, 13.950 të vrarë, 20.000 abuzime seksualisht, 800.000 të dëbuar nga shtëpitë e tyre, përfshirë veten dhe familjen time, të cilët kurrë nuk e dinin se kur apo nëse kthehen në shtëpi ndonjëherë, tha Sahatçija, treguan se rruga drejt Lirisë dhe Pavarësisë ishte shumë e gjatë, e dhimbshme dhe e vështirë. Ishte përpjekja e përbashkët, puna dhe përkushtimi i kaq shumë njerëzve dhe vendeve.”

Mirëpo, nën udhëheqjen dhe mençurinë e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, të gjithë kombet u mblodhën brenda Rezistencës paqësore për të ruajtur arsimimin, kujdesin shëndetësor, institucionet, kulturën dhe identitetin tonë. Historia e Kosovës dhe vuajtja e njerëzve u bënë publike në botë.

Kur rezistenca paqësore nuk ishte e mjaftueshme, shumë burra dhe gra u ngritën për çlirimin dhe lirinë që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë atdheut dhuratën më të çmuar, jetën e tyre.Bota progresive nuk mund të shihte vetëm dhunën e vazhdueshme dhe gjenocidin, dhe së bashku, Kosova më në fund u lirua në vitin 1999.

Më pas ajo tha se ne kurrë nuk mund ta harrojmë kontributin e diasporës për artikulimin e aparteidit brutal që po ndodh në Kosovë, duke lobuar në instancat më të larta në Kongres, Senat, media, duke protestuar përpara OKB-së dhe gjetkë, duke mbledhur fonde dhe madje duke ardhur për të luftuar për liri.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë ata individë, kosovarë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë që sollën liri dhe shënuan rrugën për Pavarësinë e vendit tonë.

Në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, shtetit të Kosovës, ajo falënderoj vendet mike që në momentet më të vështira do të hynin në anën e djathtë të historisë, duke ndaluar luftën më brutale, mizoritë, gjenocidin që po ndodh në mes të Evropës në fund të shekullit të 20-të .

“Në këtë ditë shumë të veçantë ne nderojmë edhe të gjithë ata heronj të lirisë që dhanë një kontribut të tillë të çmuar dhe emrat e të cilëve do të jenë pjesë e librit të historisë shqiptare” tha Ambasadorja Sahatçija. 

Ndërsa, permendi se sot Kosova nuk është  më një vend i shkatërruar nga lufta. Sot ne jemi vendi në zhvillim duke u përpjekur të gjejmë vendin të zejë vendin aty ku i takon dhe i perket, familjes europiane dhe të sjellim vlerë të shtuar për të gjithë  botën e qyteruar.

Po ashtu ajo tha se megjithëse Kosova, është vendi që ende përballet me shumë vështirësi në njohjet, anëtarësimin në organizata, është duke pritur që së shpejti të bëhet anëtare e OKB-së, si të gjitha kombet e tjera të paqes.

Ndërkohë, ajo duke permendur sukseset e Kosovës, në këtë ceremoni, tha se :”Përkundër të gjitha vështirësive që arritëm në GDP-në prej 4%, ra papunësia për 9%, u bë vendi më reformist për mjedisin e biznesit, ngritëm buxhetin tonë për 20%.

U bëm pjesë e Olimpiadës dhe solli medaljen e artë në shtëpi,  nga sporti burrëror i karates dhe kemi dhënë shumë më tepër, në muzikë e artë në nivel botëror”. Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatçija, në këtë ceremoni solmne e përfundoj përshëndetjen e saj duke uruar në emer të shtetit dhe Kosnsullates se Kosovës, :“Gëzuar ditëlindjen e 10-të, Kosova jonë e dashur!”

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test