Nju Jork: Komuniteti musliman i Zhupës në Staten Island, inagurojë Xhaminë e re

Amerika

Nju Jork: Komuniteti musliman i Zhupës në Staten Island, inagurojë Xhaminë e re

Nga: Beqir Sina Më: 24 mars 2018 Në ora: 23:18
Nju Jork

 Këtë të premte, me faljen e xhumasë, komuniteti musliman i Zhupës, në Staten Island - Nju Jork, inagurojë Xhaminë e re në rrugën "Arthur Kill Rd" - Staten Island NY .

Në lutjen fetare bekimin e Xhamisë disa ditë më parë, morën pjesë edhe disa anëtar të NYPD, të besmit islam, dhe udhëheqësit e Qendrës Islamike Shqiptare Kulturore (AICC), Dr. Zurkani Vardar, presidenti i kësaj qendre, Imam Dr. Tahir Kukaj, Imam Bedrolli dhe Imam Papraniku. Xhamia e tre katëshe ndodhet në Staten Island, dhe mund t’i pranoj më shumë se 400 besimtarë.

Xhamia është ndërtuar në një lagje, ku shumica e banorëve të saj, janë  të ardhur nga Zhupa, një komunë kjo e cila ka qenë nën adminsitrimin e Dibrës së Madhe në Maqedoni, por që me dencentralizmin tani ajo ka komunën e saj . 

Xhamia e re nuk ka minare, mbasi është pjesë e një ish ndërtese, e cila përfshinë 1 kilometra katrorë me gjithë oborrin dhe parkingun e saj falas për besimtarët.

Imam Elmir Mustafoski, është hoxhë, ndërsa Denis Dzemovski, është kryetar i Këshillit të Xhamisë së re. Për blerjen e ndërtesës e cila do të përdoret për Xhami janë shpenzuar deri tani 700 mijë dollarë, ndërsa mjetet në përgjithësi janë mbledhur nga dhuratat e personave privat, besmitarve emigrantë nga Zhupa, thanë drejtuesit e kësaj xhamie.

Xhamia është hapur dy muaj  para se besmitarët musliman të nisin agjerimin e muajti të madhërishim të Ramazanit. Ishulli i Staten Island, që ka popullsinë më të madhe të emigrantëve të besimit musliman në Nju Jork, ku përfshihen edhe rreth 15 mijë dibran  ka tani dy xhami.

Ka, qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island në Nju Jork, e cila është më e madhja, dhe ka qenë xhamija ku deri dje ky komunitet kryente të gjitha ritet fetare. 

Bashkëpunimi në mes këtyre qendrave fetare islame në Nju Jork, thuhet se është shumë i mirë, edhe pse secila nga këto qendra e xhami kanë administratën e tyre të veçantë, duhet thënë se çështja kombëtare është ajo çfarë i bashkon, ashtu siç i bashkon identiteti i tyre fetar, thonë besimtarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat