Ministri për Diasporën e Republikës së Maqedonisë Edmond Ademi, ligjëroi në Universitetin Kolumbia Nju Jork

Amerika

Ministri për Diasporën e Republikës së Maqedonisë Edmond Ademi, ligjëroi në Universitetin Kolumbia Nju Jork

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 25 prill 2018 Në ora: 06:00
Pamje nga ligjerata në Universitetin Kolumbia Nju Jork

NEW YORK: Prej datës 22  prill 2018, Ministri  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, po zhvillonë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit të tij, ministri Ademi, po vizitonë Nju Jorkun, ku pasi u takua me Shoqatën “Dibra” në Staten Island, ai mbajti një Ligjeratë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork ku foli mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO të Maqedonisë, dhe potencialet reale të diasporës për të mbështetur integrimet euroatlantike të Maqedonisë.

Ligjerata dy orëshe në Universitetin Kolumbia, me ftesë të Institutit Hariman, u moderua nga Prof. Tanya L. Domi, e cila është Zyrtare e Lartë për Marrëdhënie me Publikun për Çështjet Ndërkombëtare, Ekonomi dhe Politikë në Zyrën e Komunikimeve dhe Çështjeve Publike të Universitetit Columbia.

Ndërkohë, që ministri Ademi mbajti një ligjëratë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork me temë "Ballkani Perëndimor, Maqedonia dhe proceset e integrimit - A ka rol për Diasporën?” , morën pjesë edhe  disa përfaqësues të diasporës nga Republika e Maqedonisë, Forumit për Maqedoninë Demokratike - “ Demokratska Makedonija Forum”, dhe i vetmi shqiptar në këtë ligjeratë, ishte kryetari i Këshillit Shqiptaro - Amerikan, zoti Haxhi Dauti i cil debatoi me ministrin Ademi.

Ligjerata në Universitetin e Columbias në Nju Jork, po ashtu u shoqërua edhe nga në një bashkëbisedim i gjatë me pedagogë, studentë dhe njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perendimor. Ku Ministri Ademi, mbas ligjeratës iu përgjigj interesit mbi sfidat e sigurisë në rajon, përfshirë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, dhe Maqedonia në proceset e integrimit, rolin e Diasporës së saj.

Në bisedë me Ministrin Edmond Ademi, Ministër i Punëve të Diasporës, Republika e Maqedonisë, mori pjesë edhe Metodija A. Koloski, i cili është bashkë-themeluese dhe kryetar i Diasporës së Bashkuar Maqedonase (UMD) në Uashington, D.C,. Ai mbasi paraqiti ministrin Ademi, diskutoi mbi dinamizimin e bashkëpunimit me diasporën maqedonase në SHBA.

Në fokusin e kësaj ligjerate , ministri Ademi, foli për partneritetin strategjik në marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi qasjen e re të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë drejtë proceseve të integrimit euro-atlantike dhe momentit të ri në këto procese.

Ligjeratë e ministrit Ademi në Universitetin Kolumbia - Institutin Hariman, me temë "Ballkani Perëndimor, Maqedonia dhe proceset e integrimit - A ka rol për Diasporën?” kishte në fokusin e saj anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, të Maqedonisë, pa asnjë alternativë tjetër, dhe potencialin real i diasporës për të mbështetur integrimet euroatlantike

Në fillim të ligjeratës, Ministri Ademi referoi rëndësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësinë e angazhimit të tyre strategjik drejtë integrimeve euro-atlantike. Në këtë kontekst, Ministri theksoi edhe angazhimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO, duke vënë në dukje faktin se ajo daton që nga viti 1993 kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Rezolutën për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Përveç kësaj, theksoi edhe hapat konkrete që Republika e Maqedonisë, ka ndërmarrë që nga viti 1993 deri më sot, të cilat tregojnë synimet e sinqerta të vendit ndaj integrimeve euro-atlantike. 

Ministri Ademi deklaroi qartë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë beson sinqerisht se procesi i negociatave për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do të fillojë së shpejti dhe se Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Më pas ministri Ademi, iu referua edhe qëllimeve të sinqerta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vendosjen e bashkëpunimit me diasporën në nivel institucional. Në kontekst të kësaj, theksoi se për herë të parë në Republikën e Maqedonisë punohet në Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën. Ajo bazohet në katër shtylla kryesore dhe synon të krijojë një kornizë përmes së cilës do të zgjidhen problemet kryesore të diasporës dhe që do të mundësojë krijimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes shtetit dhe diasporës.

“Gjithashtu, tha ministri Ademi, Republika e Maqedonisë do të shfaq qasje të re me diasporën dhe lidhjen e tyre institucionale me vendin amë, si dhe shkëmbimin e përvojave lidhur me investimet e huaja dhe forcimin e segmentit ekonomik për lidhje me Maqedoninë.

Ministri pa portofol përgjegjës për diasporën e Republikës së Maqedonisë Edmond Ademi, tha se, pret që diaspora të bëhet një urë që lidh Maqedoninë me botën, jo një instrument për qëllimet partiake, tha Ademi

Haxhi Dauti, Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, një organizat lobiste shqiptare, që lobon prej më shumë se 30 vjet në Amerikë, tha se gjindem këtu në Amerikë, prej vtit 1978 , dhe jam prej Struge. 

Dhe, sot kam ardhur me ftesën e Instituit Hariman, jo si përfaqësues i këtij komuniteti, por i KSHA, -së, që unë e kam themeluar dhe e drejtojë për tre dekada, të dëgjojë ligjeratën dhe të debatojë pak me ju.  

Kur u largova nga vendlindja - megjithse rregjimi i Beogradit, na shikonte si qytetar të dorës së dytë, apo më keq - të paktën për hirë të së vërtetës, duhet pranuar se urretje nder etnike nuk kishim, sidomos, si këto që kan ndodhur vitet e fundit nga ish qeveria e Gruevskit, duke nxitur partitë dhe elementet ultra nacionaliste në mesin e partive maqedonase .  

Media maqedonase në çdo emision është e mbushur me propagandë urrejtje ndaj gjuhës tonë, shqipe, urrejtje ndaj kombit shqiptar. Megjithse, shqiptarët, janë për bashkëjetes, dhe funksionimin e zhvillimin e Maqedonisë, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbetet në qëndrimin e tij të njohur, të mëparëshm sa i takon ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Unë mendojë tha Dauti se Presidenti i Maqedonisë, :”Me këtë refuzim të tretë të nënshkrimit të ligjit Presidenti Ivanov, e ka futur në një ngërç problemin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, ligjit, që gjuhën shqipe e klasifikon si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni”.

Pyetja ime është tha kreu i KSHA, zoti Haxhi Dauti, : “ Përse, nuk respektohet Parlamenti  simbas Kushtetutës së Maqedonisë, kur mungon nënshkrimi i dekretit nga ana e Presidentit të RM-së,? dhe, çfar do të ndodh tani me ligjin e gjuhëve, mbasi Parlamenti e kaloi,  por presidenti nuk e shkruan?

Unë nuk mund ta kuptoj , tha Dauti, duke debatuar me ministrin Ademi,  si mund të krijojm një bashkëjetes, kështu në këtë mënyrë, kur Presidenti i një vendi që është simbol i bashkimit, ka frikë të nëshkruaj ligjin për gjuhën shqipe dhe :“Nëqoftëse, duam të jetojm së bashku athere duhet të promovohet paqja dhe bashkë jetesa, duke filluar qysh tek fëmijët e shkollës me mësimin e gjuhës shqipe, të flitet e lexohet shqip zyrtarisht, dhe të luftohet urrjetja etnilke në media dhe politikë!

Ministri pa portofol përgjegjës për diasporën e Republikës së Maqedonisë Edmond Ademi, sqarojë,  se : "Së pari kur ne ishim në opozitë, ishin VMRO - DPME që i bleu të gjitha mediat! duke na akuzuar ne si opozitë atëhere,  se po të merrnim pushtetin do ta humbinim Maqedonin. 

Së dyti kur ne fituam zgjedhjet dhe formuam qeverinë, VMRO - DPME  na akuzoi me platformaën e Tiranës. Në një kohë që dihet se ligji i gjuhëve! erdhi në Parlament nga një marrëveshje  VMRO dhe BDI, kur ato ishin në kualicion së bashku, dhe vendosën se do ta aprovonin ligjin e gjuhëve, mirëpo kur u prish kualicioni i tyre, dhe ne e bëm atë të vothet, duke e kaluar ligjin ne Parlament, çuditërisht dy her Presedenti i vendit, nuk e nënshkruan! Mirëpo, se çfar do ndodh në të ardhmen, nuk e di!?"

Në fund, të kësaj ligjerate në Universitetin Kolumbia në Nju Jork me temë "Ballkani Perëndimor, Maqedonia dhe proceset e integrimit - A ka rol për Diasporën?” ministri Ademi, falënderoi për ftesën që mbajti ligjëratë në një nga universitetet prestigjoze, dhe më të njohura në botë, dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet që do të përshpejtojnë anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimi Evropian dhe NATO.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat