Kishte 5 ditë që ishte larguar nga Shqipëria, 12-vjeçari vdes në SHBA

Amerika

Kishte 5 ditë që ishte larguar nga Shqipëria, 12-vjeçari vdes në SHBA

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:13
Vendi ku kishte bere aksident 12-vjecari

Një djalë 12-vjeçar shqiptar pësoi një aksident tragjik në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e tij.

Mediat amerikane bëjnë me dije se i mituri i identifikuar si Elios Xhemollari u përplas nga një kamion në kohën që po shëtiste me biçikletë në Garfilld.

Kamioni po drejtohej nga një 43-vjeçar me banim në Nju Xhersi. Shoferi po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes, por nuk është ngritur asnjë akuzë kundër tij, transmeton tch.

Policia thotë se ditët e fundit Eliosi kishte nisur procedurat për t’u regjistruar në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat