613 Vjetori i ditëlindjes së heorit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, u shënua në Nju Jork

Amerika

613 Vjetori i ditëlindjes së heorit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, u shënua në Nju Jork

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 7 maj 2018 Në ora: 16:20
613 Vjetori i ditëlindjes së heorit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, u shënua në Nju Jork

HARTSDALE NY: 6 maji ditëlindja e Skënderbeut, shënohet për herë të parë edhe në Nju Jork, zonën e Tri-Shteshit, përmes një meshe dhe një akademie përkujtimore në kuadrin e Vitit Mbarë-Kombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti -Skënderbeu ku u kërkua që të përcaktohet si festë kombëtare, kjo datë.
Kisha Zoja e Shkodrës, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare Vatra, ishte ajo që organizoi shënimin e 613 vjetorit të  lindjes së Gjergj Kastriotit Skenderbeut,  më 6 maj 2018 në ora 12 pas ditet në Qendrën "Nënë Tereza”, njofton në llogarinë e saj në rrjetin social facebook, www.facebook.com/albanianchurch.

Në kremtimin e organizuara në këtë përvjetor, i cili korrespondon me vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut, shpallur nga dy shtetet tona Shqipëria e Kosova, kan marrë pjesë edhe  vperimtar të dalluar të komunitetit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga zona e Tri-Shteshit.

Në këtë aktivitet morën pjesë të ftuarit special përfaqësuesit diplomatik të dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, zoti Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Harry Bajraktari, veprimtar i dalluar i komunitetit, shkrimtari e publicisti Tom Mrijaj, shkrimtar dhe poet, afarist dhe të rinjë e të reja.

Mesha shenjte u celebrua në Kishën "Zoja e Shkodrës" dje më 6 maj, 2018 në ora 11 të dites, kurse, akademia solemne me rastin e 613 vjetorit e lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, organizuar në Qendrën "Nënë Tereza", dhe më pas është shënuar me një akademi përvjetori i 613 i lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut,  heroit tonë kombëtar.

Duke bërë paraqitjen e programit gjatë festmit të ditëlindjes së Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skenderbe, Drejtori i revistës katolike “Jeta Katolike”, Mark K. Shkreli, moderatori i këtij eventi,  ja dha fjalën mikëpritësit dhe organizatorit të këtij eventi, meshtarit Dom Pjetër Popaj.

Akademin Solemne, e ka hapur Kryetari i Këshillit të Kishës zoti Leonrad Berishaj, duke ia lënë vendin dy Hmyneve kombëtare atij të SHBA, dhe Shqipërisë, kënduar nga Donika Gjokaj dhe Fran Shala. 

Moderatori Mark. Shkreli i dha fjalën e mirëseardhjes – meshtarit Dom Pjetër Popaj, për të vazhdur më pas me leximin e një kumtese nga Prof. Sami Repishti (lexuar nga Tonin Mirakaj) 

Në emër të Misionit të Përsherëshm të Shqipërisë në Kombet e Bashkauar  e ka marr fjalën z. Armand Shandro, i cili është Këshilltar në Misionin e Shqipërisë. 

Z. Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin e Qytetit të New Yorkut, ka përshëndetur duke ia lën fjalën z. Vedat Gashi, Avokat dhe kandidat për Asamblene në Shtetin e New Yorkut, dhe Prof. Gjon F. Ivezaj.

Po ashtu është lexuar fjala e Gjeneral Asllan Bushatit (lexuar nga Zef Balaj) si dhe ka vazhduar program me një recitim për Skënderbeun – nga autori Nosh Camaj, dhe një fjalë falënderuese nga Drejtori i Qëndrës “Nëna Tereze”, z. Marjan Cubi.

Hapja e Akademisë solemne – z. Leonardo Berishaj, Kryetar i Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës” duke folur në emër të Këshillit të Kishës, u përshkrua një përshëndetje dhe falënderim për pjesëmarrjen e bashkë-atdhetarve në akademinë solemne me rastin e 613 vjetorit e lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, organizuar nga Kisha "Zoja e Shkodrës" në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare “Vatra".

 Ai gjatë fjalës së tij kujtojë se vite më parë ata kishin shtruar dhe shqyrtuar idenë që të organizohet shënimi I ditëlindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, me qëllim që të ngrehet iniciativa drejt shtetit amë që kjo datë të kremtohet në mënyrë të organizuar.

“Erdhi koha, që kjo ide të jetë e mirëpritur dhe të realizohet nga Kisha "Zoja e Shkodrës" në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare "Vatra", në vitin që është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut”, tha Kryetari i Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës” në Harsdale Nju Jork, Leonardo Berishaj, duke shkruajtuar në statusin e tij në Facebook.

Heroi ynë mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u lind në 6 maj të vitit 1405 të shekullit të 15-të në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit në kantundin Sinë - në Dibër. Ai u mor peng nga Sulltan Muradi dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin dezertoi gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbej do të korrte 20 fitore të mëdha kundër perandorisë, në plot 20 vite luftë në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si vasal i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa do të vdiste në 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës, dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve muslimanë.

Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.(Photo credite Mark K. Shkreli - Leonardo Berishaj)

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat