Nju Jork: U shënua “Dita e Lirisë së Shqipërisë” - në kujtim të Martirit të Demokracisë, Nikë Marnaçaj

Amerika

Nju Jork: U shënua “Dita e Lirisë së Shqipërisë” - në kujtim të Martirit të Demokracisë, Nikë Marnaçaj

Më: 8 maj 2018 Në ora: 00:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Flamuri Kuq e Zi – valëvitet në shtizën ngjitur me flamurin amerikan, ndërsa bashkia e Yonkers-it, nderonë si për çdo vjet me një Proklamatë, aktin heroik të Nick Mrnacaj, me motivacionin: “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”.

Të dielën me 6 maj 2018, në mesditë, në sheshin e madh, të Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të ëestchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 28-të, – Vjetorit të vdekjes së tij.

Ky manifestim i përvitshëm, që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” nga Bashkia e Yonkersit, në New York, organizohet nga Familja Mrnaçaj, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Artistike “Kelmendi”, dhe autoritetet e larta të Prefekturës Yonkers në Neë York.

Të cilët, me një Proklamat në nderim të aktit heroik, ngrejnë edhe flamurin shqiptar– të valvitet në shtizën e Bashkisë, ngjitur me flamurin e SHBA, aty në Parkun Kensiko Dam Plaza, duke e shpallur atë 28 vjet më parë edhe si “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”

Me këtë rast, Shoqëria Kulturore “Kelemendi” nga Nju Jorku, vjetët e fundit, e shoqëron këtë tubim përkujtimorë, me një program artistik, të përgatitur enkas për këtë ngjarje, me këngë me motive patriotike, dhe ato kushtuar “Martirit të Demokracisë” Nick Mrnaçaj, dhe këngë e valle nga vendlindja e tyre Kelmendit – e cila është dhe vendlindja e prinderve të Nick Mrnaçaj.

Në këtë aktivitet të përvitshëm, perveç pjesëtareve të familjes Mrnaçaj, bie në sy edhe pjesëmarrja e dhjetra bashkëatdhetarve, sidomos, disa anëtarëve të familjeve ish të presekutura, që kaluan së bashku me familjen Mrnaçaj gjatë rregjimit të egër të diktatorit Enver Hoxha, vuajtjet deri sa ai rregjim u rrëzua në vitin 1990.

Një nderim të veçantë, lutje dhe bekimin e kësaj ngjarje, për çdo vjet japin edhe klerikët e kësaj zone, përfshirë meshtarin e dalluar Dom Pjetër Popaj dhe Dikon Marash Shkreli.

Kurse, lider dhe verpimtarë të dalluar të komunitetit, së bashku me zyrtarët amerikanë nga Prefektura Yonkers, vijnë për të nderuar me këtë rast Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), i cili humbi jetën në një aksident automoblistik me 22 Janar, të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, teksa kthehej nga një protestë anti komuniste, zhvilluar atëhere në Detroit, përcjellin këtë akademi përkujtimore.

Ky tubmim përkujtimor i përvjetëshm, për të kujtuar anti-komunistin e vendosur, deri në fund të jetës, së tij, gjatë demostratave në SHBA, në luftën kundër komunizmit dhe tiranisë komuniste, si në Shqipëri dhe viset shqiptare të okupuara në atë kohë prej Serbisë, nisi të mbahej vitet e para në oborrin e e Bashkisë Yonkers, ndërsa dy dekadat e fundit tubimi mbahet në parkun e madh, Kensiko Dam Palza.

Vend në cilin është ngritur edhe Memoriali e Lirisë së ëestchesterit, kushtuar 109 të rënëve nga kjo prefektuarë, më 11 shtator 2001, dhe vendi, ku në  javën e dytë të qershorit mbahet edhe Pikniku i “Trashgmnisë Shqiptare”, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.

Manifestim përkujtimor i zhvilluar për çdo vit, bëhet duke përmendur dhe kujtuar nëpërmjet fjalimeve të të ftuarve të nderit gjithë veprimtarin e shqiptarve të Amerikës, në rrugën e tyre, për liri e demokraci. 

Ku përveç theksimit të përpjekjeve të të gjithë atyre, që e luftuan dhe i rezistuan komunizmit, në Diasporë, aktiviteti ka si qëllim përkujtimin, dhe  të jap një mesazh të fuqishm historik, tek të pranishmit dhe lë një mësim për brezat e ardhshëm: “Që pa kujtuar të kaluarën – nuk mund të shkojmë përpara”.

Në kujtim të aktit heroik të Nick Mrnaçaj, manifestimi i së djelës u hap me intonimin e dy hymneve kombëtare, të SHBA-ve, në fillim, dhe më pasë ai i Shqipërisë, kënduar të dy nga mbesa e vogël e Nick Mrnaçaj Mikela Nonaj.

Ndërsa , me një minutë heshtje, të pranishmit kan shprehur një respekt të veçantë për të gjithë të rënët për liri e demokraci, dhe me këtë rast edhe një respekt për Nick Mrnaçaj.

Drejtuesit e kësaj veprimtarie përkujtimore, Sokol Smajlaj dhe Valbona Prelvukaj, në fjalën e hapjes, thanë se “Këtë ditë do të përpiqemi t’a kthejmë në një ditë të vërtetë nderimi e përkujtimi. Ata thanë se “Jemi mbledhur edhe sot në shenj të nderimit në ditën tradicionale të përkujtimit; të nji Kelmendasi, të nji malësori, në pranverën e këtij viti, që është 26 vjetori, që dha jetën në aksident, në lule të rinisë, Nikë Marash Mrnaçaj, dëshmori i demokracisë”.

Duke përkujtuar kët akt heroik të vdekjes së birit të Kelmendit, në Amerikë, drejtuesit e këtij manifestimi, thanë në fillim të fjalës së tyre, se :” Sa herë të vijë Pranvera, më këtë datë do të mblidhemi, së bashku, për të nderuar e respektuar vlera.Të djeloshit Kelmendas rritur në mërgim, Nikë Marash Mernaçaj, me shpirt përkushti!Me vendosmëri, kurajo e besim!Për të ardhmen Shqiptare me shumë guxim! Për vlerat njerëzore, për demokracinë, për të vërtetën! Ai sihte i vendosur, i pa kursyem, deri sa dha jetën”.

Për të bekur e përshendetur ditën perkujtimore, në kujtim të Nick Mrnaçaj kësaj rradhe foli Diokon Marash Shkreli.

Ndërsa, për të përshëndetur manifestimin përkujtimorë nga zyra e Westchester County Executive , duke lexuar tekstin e Proklamatës, që jepet me këtë rast, zyrtari i lart e nga zyra e këtij County, zvendësi i Shefit Egzekutivë të Qarkut Ken Jenkins, (Deputy County Executive).

Tubimin përkujtimor e përshendeti edhe famullitari i Kishës Katolike ”Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.

Ai tha se :”Ky është një nder që jemi bashkuar sot në Ditën e Lirisë së Shqipërisë, dhe në përkujtim të martirit tonë të dashur shqiptar Nick Marash Mrnaçaj. I cili, me dëshirë dhe me një qëllim për të shkuar për të demostruar së bashku me patriotët e atdhetarët e tjer, kundra një rregjimi të tmerrshëm, të sllavo komunizmit, fati e çojë qe me vdek, dhe me qenë edhe “deshmitar” i atij populli të robnuem nga zgjedha komuniste e rregjimit të Enver Hoxhës.

Pra , tha Dom Pjetri, me atë dëshirë dhe vullnet ai ka dhënë jetën, e ne së bashku në mënyrë të posaçme e kujtojmë dhe e nderojmë , lutemi për shpirtin e tij si një hero dhe një martirë të kombit shqiptar. Ndërsa, me këtë rast, faleminderojmë së pari këtë vend - SHBA, dhe vendin ku  Nick Mrnaçaj jetojë , që i japin për çdo vjet këtë nderim këtij shqiptari, duke e shpallur atë “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit.

“Sot për koicindecë,” tha më tej në fjalën e tij Dom Pjetër Popaj, “kemi përkujtuar 613 vjetorin e lindjes së Heroit tonë mbarë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj - por edhe frymëzuesi e të gjithë atyre që kan rënë e kan luftuar për lirinë e popullit të tyre, ashtu si ishte edhe ky martirë Nick Marash Mrnaçaj".

Duke folur në këtë përkujtimore, Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan - Haxhi Dauti, tha se përulemi sot para aktit të Nick Mrnaçaj, dhe nderojmë të gjithë ata patriot e atdhetar që për dekada në diasporë, dolën në demostrata dhe tubime, duke luftuar kundra sllavo - komunizmit dhe kërkuar lirinë, e demokracinë, për të cilën dha jetën dhe ky martirë - I paharruar qoftë kujtimi i Nick Marash Mrnaçaj” tha Dauti.

Tubimin , në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës, e përshëndeti, edhe kryetari i saj, Dritan Mishto.

Kjo veprimtari vazhdojë me pasë me programin e Shoqërise Kulturore Artistike “Kelmendi”, e cila e pasuroi tubimin përkujtimor në nder të Nikë Mrnaçajt, me këngë e valle burimore të trevës së Kelmendit, dhe folklorit shqiptar nga kjo trevë më veriore e Shqipërise.

Martirit Nik Mrnacaj, në 28 vjetorin e vdekjes së tij, edhe kesaj radhe u kujtua me këngë dhe vargje të shkruara nga poetët dhe rapsodët e kësaj treve, Kënga për Nik Mrnacaj me tekst të Gjovalin Lumës, muzika Pllumb Naçaj, kënduar nga Luigj Tinaj dhe Ylli Sufaj, hapi programin e këtij manifestimi përkujtimor.

Manifestimi përkujtimor në nderim të Nik Mrnaçajt, u mbyll me pershendetjen, dhe falenderimin respektin e thellë, në emër të familjes Mrnaçaj, që drejtojë për mysafirët e nderit dhe pjesëmarrësit, i biri i “Martirit të Demokracisë” Mikel Mrnaçaj .

Kjo veprimtari në përkujtim të 28 vjetorit të vdekjes së Nick Mrnaçajt, mbyll me ngritjen e flamurit në nderim të kësaj dite, të cilën në mënyrë simbolike e bënë Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, dhe përfaqësuesi i parkut nga Prefektura e Qarkut, Westchester, në Nju Jork.
 
Nick Mrnaçaj anti-komunist i vendosur…..!

—- I biri i Marashit, dhe Mrise Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jeten me 22 Janar, te vitit 1990, ne moshen 31 vjeçare. Vdekja ndodhi ne nje aksidenet automobilistik, ne rrugen maxhistrale qe lidh Nju Jorkun me Nju Xhersin. I ndjeri po kthehej ne shtepine e tij ne Yonkers – Nju Jork, s’bashku me nje bashkekombasin e vet, pasi kishte marre nje dite me pare, pjese ne nje demostrate, kunder regjimit komuniste te Tiranes ( vizites ne SHBA te presidentit te fundit komunist Ramiz Alise), i cili po merrte goditjet e fundit dhe po gerrmisej me veshtersi, si vendi i fundit nga ish vendet e kampit te Europes Juglindore.

—- Nga ky aksident anti komunisti i oreve te para ne diaspore Nik Marnaçaj – i biri i nje familje, patriote dhe kundershtare e vendosur e atij regjimi, humbi jeten, duke mbetur i vdekur ne vend. Ngjarja tragjike u percoll me hidherim te madh, sa qe edhe shtypi amerikan, shkroi, per kete ngjarje tragjike. Shtypi, i asaj kohe ne Amerike, shkruante” Nika, ishte njeri i demostratave anti qeveritare ndaj qeverive komuniste, si asaj te Tiranes e Beogradit. Ai gjendej kudo ku e kerkonte patriotizmi, atdhedashuria, liria demokracia, dhe lumturia e popullit shqiptare, ne te gjitha trojet etnike, deri sa u be fli. Ai, u nise kesaj rradhe me 20 shok te tjer, per t’u mos kthyer me, per te marre pjese ne nje demostrate anti-komuniste, qe i drejtohej at’here kundra Qeverise se Tiranes, e cila ne ate kohe udhihiqej nga Ramiz Alia.

— Ne shenje respekti per Niken, para zyres se bashkesis ne ëhite Plains – Nju Jork, ne maj 1990 u ngrite per here te pare, flamuri shqiptare ne shtizen e Bashkise. Kjo ceremoni tash eshte bere e perviteshme, e shoqeruar me fjalime te rastit. Ajo vitet e fundit zhvillohet ne nje nga parqet kombetare, te bashkise se qytetit, ne shenje respekti e perkujtimi per “Heroin e Demokracise” Nik Mrnaçaj.

Qe nga viti 1991 shefi egzekutive – Prefekti i Zones ëestcheter, e ka shpallur kete dite me vendim zyrtar “Dita e Lirise” dhe familjes çdo pervjetor i jepet nje proklamat. Ne çdo pervjetor perveç pjestareve te familjes e bashkeatdhetarve te tjere, marrin pjese edhe zyrtaret amerikane, perfaqesues te larte te institucioneve te kesaj zone. Televizonet dhe gazetat lokale.

Shkolla e Mesme ne Tamar – Kelmend (Malesia e Mbi-Shkodres) mban emrin “Nick Mernaçaj”

— Zyrtaret amerikane Nik Mrnaçajn, e kane quajtur” Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes – ne vendin kampion te Lirise”. Ne Nju Jork ku ndodhet edhe “Statuja e Lirise” – “Statue of Liberty”. Ndersa, bashkekombasit e quajne “Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra komunizimit”. Dhe Shqiperia e lire dhe demokratike, me 1993, i akordoi me vendim te posaçem nga ish Presidenti i pare demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracise” me morivacionin. :” Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per liri e demokraci”. Nje shkolle femijesh te ciklit te mesem ne Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodres) ka marre emrin e tij dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”

Ne Shqiperi, nje nder vendet me te egra te regjimeve komuniste ne Europen Jug-Lindore, kurrsesi, edhe sot, 25 vjet mbas renies se komunizmit, trashegimtare politike, te PPSH-se, ose njerez qe ishin ne poste ne kohen e diktatures, nuk kan kurajon as moralin jo vetem t’i denojne krimet e komunizmit, kryer per me shume se gjysme shekulli diktature ose t’u kerkojne falje viktimave. Dhe as qe t’i kujtojne ata ndonjeher me ndonje perkujtimore, si ajo e ngritur ne Uashington – Memorialit per Viktimat e Komunizmit .

Ndersa, ketu ne SHBA, në Nju Jork, prefektura e Uestçeterit(ëestchester), kane si simbol anti komunistin shqiptaro – amerikan Nik Mrenaçajn, duke e quajtur ate dhe ” Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes”. Kjo prefekture, ku ai ka jetuar ne zonen e Nju Jorkut, ka nje dite perkujtimore dedikuar “Dites se lirise shqiptare -Nik Mrnaçj.” Me kete rast, ne shtizen e bashkise se ketij qyteti flamuri shqiptar valvitet perkrah flamurit amerikan dhe kryetari i prefektures jep nje Proklamate. Bashkekombasit(atdhetaret, patriotet, demokratet, miq shok dhe anetarë te familjes) e kujtojne kete dite, duke quajtur ate “Deshmori i pare i Mergates shqiptare ne lufte kundra komunizimit”. Çdo vit ne javen e fundit te muajit prill, ne Nju Jork – (Kensico Dam – Valhalla, Westcheter), kujtohet shqiptaro amerikani, Nik Mrnaçaj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat