Shuhet Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve

Amerika

Shuhet Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve

Nga: Beqir Sina Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:54
Pamje nga varrimi i Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj)

Në Queens- Nju Jork, jep frymen e fundit, më 15 Maj 2018, në moshën 90 vjeçare, Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.

Ky lajm hidhëroj sëtepërmi anëtarët e familjes, miqt, dashamirët , bashkëluftëtarët dhe bashkëvuajtësit e tij nga burgjet poliitike dhe kampet e interrnimit në Shqipëri, nga që Nikolla, është edhe djali i fundit i Gjon Marka Gjonit, por qe patë kaluar edhe një jetë me këta njerëz.

Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), ndërroi jetë, i rrethuar nga bashkëshortja , tre fëmijët dhe anëtarët e ngushtë të familjes në shtëpinë e tij, ku ai banote prej vietsh në Queens - New York.

Për dy ditë në rradhë, anëtarët e familjes, miqt e dashaimërt e tij, së bashku me dhjetra bashkëatdhetar, bënë Homazhe në shtëpinë mortore “Fox Funeral” (ditën e Ejte dhe të Premten, me 17 dhe 18 Maj 2018.

Ditën e Shtunë në Kishën “Our Lady Queens of Martyrs” në Forest Hills, Queens NY, u mbajtë një procession të cilin e udhëhoqi meshtari i njohur Dan Pjetër Popaj, i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.

Arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare me trupin e të ndjerit, me të gjitha nderimet u varros ditën e Shtunë në varrezat Mount St. Mary Cemetery Flushing, Queen County, Neë York. duke i dhënë lamtumirën e fundit këtij pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve, që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.

Të gjithë procesionin dhe ceremoninë e varrimit, e udhëhoqën anëtaërt e ngushtë të familjes, së Kapidanit, si dhe miku i madh i kësaj famile Tom Mrijaj:
Në fjalim e përmotshëm, ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj, një mik i kësaj familje, i cila ka botuar në gjuhën angleze dhe shqip, librin “ Kanuni i Lekë Dukagjinit” (botuar nga Shtëpia botuese: Gjonlekaj Publishing Company , Neë York, në vitin 1989), tha, se kishte ardhë për të thënë dy fjalë nga që nuk mundej të rrinte, pa i thënë në këtë ditë kumti për të gjithë familjen, miq dhe dashamirët të kësaj familje të madhe mirditore, me tradita ta vyera kombëtare - pra, në mortën e Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj).

“Sepse, e kisha si një obligim moral të lidhjeve të mija të veçanta me këtë familje prej disa dekadave në mërgim, ngase lidhjet e mija me këtë familje, filluan pikërishtë atëhere kur botova Kanunin e Lekë Dukagjinit, shqip - anglisht, para pothuajse tridhjet vjetësh” tha ai.

Zoti Gjonlekaj, i cila ka një veprimtari të gjatë me komunitetin shqiptar, kujtojë gjatë fjalës së tij se gjithëmon, kishte pasur takime me Nikollën, dhe ai i tregonte me shumë dashuri dhe pasion gjithmonë për “Kanunin” e Lekë Dukagjinit.

“Bile, tha ai, Kapidani - Nikolla, “më tregonte shumë gjëra që unë personalisht nuk i kisha dëgjuar më parë, pavarësisht se unë isha dhe botuesi i këtij libri në Amerikë, dhe jam marrë shumë me këtë vepër në publikimin e saj. Dhe, mendojë që edhe studiues e dijatar nga institutet dhe universitet që kan organizuar konferenca rreth studimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, kam bindjen se nuk kan ditur aq shumë sa Kapaedani i Miridtës, sa njohuri të gjëra kishte ai, që nuk janë të shkruara rreth Kanunit.”

“Kanuni i Lëkë Dukagjinit”, tha botuesi i këtij libri, në dy gjuhët angleze dhe shqip, përmban pothuajse 30 kapituj, të veçanta, që kan të bëjnë drejtëpërsëdrejti me shtëpin e Gjon MarkaGjonit, “Kanuni thotë :” Dera e GjonMarkut, është gurëthemeli i Kanunit, që në anglisht do të thotë se House of GjonMarkaj ishte The home-stone Code of Lek Dukagjini” .

Pra këtu bëhet fjalë për rëndësinë që ka pasur kjo shtëpi në interpretimin e ligjeve dhe të zakoneve shqiptare dhe vendimeve të ndryshme gjyqësore, i cili sot mund të shihet si një pa dyshim edhe si një “Gjëqë i Lartë - Suprem Court” i të gjitha visve të veriut të Shqipërisë në atë kohë, kur nuk kishte kushtetutë, athere kur mungonte ligji i shkruar dhe vepronte kodi moral i njerëzve kudo në botë.

“Çka do të thotë se e gjithë kjo histori e gjatë i përket kësaj familje të madhe me një prejardhje pothuajse 600 vjeçare e cila në atë kohë ishte një dinasti apo principatë e cila u zgjerua në shumë territore shqiptare në veri të Shqipërisë. Ku bie në sy për çdo njerin edhe emertimi i saj MIRDITë, ose pagëzimi me këtë emër kaq të bukur dhe të dashur, emër më i bukur në të gjithë globin, që nuk e gjenë askund në planetin, tonë të quhet një vend “Good Day” apo “si i themi ne shqip “Mirëdita”.

Më tej Gjonleka, tregojë edhe një diçka të cilën ai e quajti shumë interesante : “ Ka qenë një ceremoni diplomimi në vitin 2003, ku koicidenca, pra vajza ime Theresa Gjonlekaj, u diplomua në Hunter Kolegj - Nju Jork, në të njëjtin kolegj me një Gjonmarkaj. Teksa, po vështroja listën e emrave të atyre që diplomoheshin atë ditë , në broshurën e këtij Kolegji, në rënditjen alfabetike të mbiemrit më ra në sy menjëher edhe një emër i dëgjuar, ishte pikërisht Mark Gjonmarku, i cili diplomohej atë ditë në Hunter College, në të njëjtën ditë me time bijë Theresa GjonLekaj”.

Dhe, natyrisht mua me njëher më shkojë mendja te familja e madhe e Miridtës ajo e Kapidanit Gjonmarkaj, i cili, qe një nga figurat kryesore të kësaj krahine dhe gjithë Shqipërisë, mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe në luftën kundra komunizmit, tha Gjonlekaj.

Më pasë Gjonlekaj gjatë fjalës së tij, foli kontributin dhe luftën që ka bërë kjo familje dhe familjet e mëdha të veriut për Bashkimin Kombëtar. Pavarësisht, se Shqipëria, dhe trojet shqiptare ishin nën pushtimin italian, tregojë Gjonlekaj, duhet treguar se shumë shqiptar luftuan dhe punuan për këtë bashkim qysh në atë kohë, të pushtimit, duke kërkuar e luftuar vetëm për Shqipërinë Etnike.

Pra, theksojë ai ishin këta shqiptar aptriot e atdhetar, që për her të parë pas shumë dekadash të pushtimeve dhe ripushtimeve, që nga perandoria otomane, serbët dhe grekërit të tokave shqiptare, luftuan edhe me armë në dorë kundër pushtuesve, edhe për bashkimine të gjitha trojë etnike shqiptare në Ballkan.

“Edhe, në kushtet e pushtimit italian ishin nacionalistët ata që luftuan për Shqipërinë dhe lufta e tyre ishte një sukses i asaj kohe që e realizuan Gjon Markagjoni, Kol Bib Mirakaj, Mustafa Kruja, dhe shumë të tjerë. Edhe, sado që studiuesit e historianët e Shqipërisë, e kan vënë në diskutim këtë periudhë, ajo do të ishte një sukses për këta nacionalist të vërtet dhe periudha më e lavdishme e këtyre patriotëve dhe atdhetarëve” tha Gjonlekaj.

Duke i quajtuar ata patriot e atdhetar që janë brezi i dytë më i dedikuari i çështjes shqiptare, pas rilindjes tonë kombëtare, kur edhe u krijua shteti shqiptar.
“Pra, ishte në traditën e Mirditës, u shpreh Gjonlekaj, me dhënë burra të tillë atdhetar dhe patriot të flakët. Dhe , në veçanti do të shquhet ndër shekuj Kulla e Markagjonit, ku nga mesi i kësaj familje kan dalë shumë personalite të njohura të çështjes kombëtare. Ku i parafundit ishte Gjon MarkaGjoni, i cili përmendet edhe në librin e Kol Bib Mirakajt, “Qëndresa e një Kombi”, teksa ai thotë se “ Qëdresa e fundit anti komuniste, e cila mund të quhej edhe epopeja e Gjon MarkaGjonit”.

E cila, simbas meje tha ai e vertetojë dhe e tregojë me vepra se Dera e Markagjonavje Kapidanve të Miridtës, ishte një derë e njohur e anti komunistëve të përbetuar, qëndrës së tyre, edhe rënjen e atyre anëtarëve të kësaj familje, apo burgosjen dhe interrnimin në burgjet e kapet e tmerrshme të Enver Hoxhës, për një Shqipëri të lirë e demokratike, pa yllin e komunizmit mbi kokë, siç ishte dhe djali i tyre, i ri fare Mark Gjon Marku, që u vra në luftën me çetat komuniste.

Për të cilin ka shkruar edhe poeti i njohur Ernest Koliqi, i cili i kushton një poem - një elegji atij dhe Ndoc Mirakës, poezi këto që mund të konsiderohen edhe si dy poemat më të bukura të letërsisë shqipe.

Mirëpo, dëshirojë të them se : “ Këto familje vazhdojnë të ruajnë me mishërëm traditën e tyre. Familja e GjonMarkaj, sot është është me 25 anëtar e cila shpresojmë se një ditë do të kthehet në atdhe dhe do të japin sado pak kontributin e tyre ashtu si të parët e tyre.

Meshatri Don Pjetër Popaj - i cili kreu lutjen dhe bekimin foli edhe për të ndjerin Kapidanin Nikoll Gjonmarkaj, në lamtumirën e fundit, i cili vdiq, në moshën 90 vjeçare, si pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve, që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.

“Në Orosh të Mirditës në Derën e Kapidanit Gjon Marka Gjoni u lindën fëmijët : Marku, Ndoja, Lleshi, Deda e Nikolla si dhe Dava, Gjela, Marta , Dila dhe më e vogla Bardha, ata kan i lindur mes shkrepave të Oroshit në Mirditës, që su mposht as nga torturat e regjimit komunisit, duke bëri vite të tëra burg dhe interrnime, nëpër burgjet e kampet e interrnimit nën diktaturën komunistë në Shqipëri” tha Don Pjetër Popaj duke i dhënë një nderim të veçantë kësaj famile.

Si mik i ngushtë i kësaj familje dhe udhëheqës i këtij procesioni foli edhe Sekretari i Përgjithshëm të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBA, studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj - autor i disa librave përfshirë edhe atë për familjen e njohur të Derës së Gjomarkajve, që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.
Mirjaj në emër të familjes, dha një faleminderim të pasaçëm të gjithë pjesëmarrësve në këtë ceremoni mortore dhe varrimin e Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pra nderimet që ju bën për dy ditë dhe pjesmarrjen në varrim.

Po ashtu ai lexojë edhe telegramet e ngushëllimit që dërguan kryetari i Lidhjes së Prizrenit në emër të saj z. Ismet Berisha.
Telegramin e ngushllimit i Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit “ me rastin e kalimit në amshim të Kapidan Nikollë Gjomarkajt, dhe mesazhet e ngushëllimit nga Arqipezhvi i Tivarit Rrok Gjolleshaj, Don Anton Kcira, Don Nike Ukgjini, zotërinjët Mergim Korca, Paul Tedeschini, Sami Repishti e tjere.

Kush ishte Kapidan Nikoll Markagjoni

Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj) ka lindur në Orosh, Mirdita, më 1928.

Nikoll ishte 17 vjeç kur, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, gratë dhe fëmijët, u internuan në kampin në Berat. Pas kampit në Berat, kjo familje u transferua në kampet e tjera të detyruara të punës në Shqipëri. Ata ishin në kampin: Uznoves - Kuçovës sot, në rrethin e Beratit; Shjakut; Valias Tiranë, dhe më pas në kampin famëkeq Turan - Tepelenë dhe pastajfshatrat malore në rrethin e Gramshit dhe në Elbasan, Maliq - Korçë, Delvinë, Porto Palermo - Himraë, kënetat e Vloërs, dhe Lushnjes.

Ndërsa disa pjestar të kësaj familje kalun mbi 50 vjet në burgjet e Enver Hoxhës, brugun e Burrelit dhe Spaçin e Mirditës.
Vetë ai punoi për disa vjet në kushte të tmerrshme dhe tortura çnjerëzore në kapet e punës së detyrueshme , së bashku me shumë anëtar të familjeve të mëdha dhe nacionaliste shqiptare përfshirë edhe familjen time, që ka qenë në të gjitha këto burgje dhe kampe interrnimi .

Në prill të vitit 1945, familja e Kapidanit të Mirditës u arrestua dhe u mbajt në shtëpinë e Goleme Luka në Shkodër. Kjo shtëpi ishte ngjitur nëpër rrugët e shtëpisë së Gjon Markagjonit, shtëpisë së tyre familjare, e cila u konfiskua dhe u shndërrua në komandën qendrore të Sigurimit Shtetërore. Shtëpia e Goleme Lukës u kthye në një burg të vërtetë me mure rrethuese dhe roje policore. Prej aty, në qershor 1945, u torturuan anëtarët e kësaj familje së bashku me familje të tjera të cilat i silnin nga fshatra të thella në veri.

Ata në fillim nga Shkodra u internuan në kampin e Beratit ndërsa i dërgonin të punonin në fushat e Uznovës dhe Kuçovës, në grumbullimin e Karkalecave të cilët ishin përhapur me shumicë dhe dëmtonin të mblelluart bujqësore në atë kohë.

Simbas kujtimeve të Jonuz Ndreut, thuhet se në maj 1949, Nikolla me 9 miq nga Dibra u arratisën nga kampi Turan në Tepelenë, duke u përplasur edhe me armë nëpër malet e ashpëra të kësaj krahine, me forcat e ushtrisë dhe të sigurimit, ku tre prej tyre u kapën.

Ndërsa, gjashtë të tjerët devijuan rrugën dhe u nisën për në kufi në drejtim të ish Jugosllavisë, dhe hynë në Jugosllavi në anën e Maqedonisë.
Ikën nga “shiu dhe rabnë në breshër,” sepse një ish shërbëtor i UDB-së jugosllave, në zonë ku ata kaluan kufirin, i quajtur Mustafa Leshi, nga Dibra e Madhe ,që i binte të ishte një i afërm i Haxhi Leshit, i dorzojë ata në kazimatet serbe, duke ua përshpejtuar procedurën, për t’i rikthyer ata përmes policisë jugosllave. Kështu që Mustafa

Lleshi me ndihmën e shefave sërb, të cilëve u shërbente u përpoq t'i kthente 6 të arratisurit, përfshirë edhe Nikollë Gjonmarkaj, te forcat e kufirit shqiptar.
Por që si tregon Jonz ndreu që ishte në mesin e këtyre gjatë të arratisurve, për fat të mirë ata nuk u dorëzuan tek forcat shqiptare në kufi sepse dikush nuk i besonte dekelratave që kishte bërë për të gjashtët Mustafa Lleshi.

Ata u liruan dhe pas një qëndrimi klandestin te disa miqtë e tij nga Dibra, Nikolla vet i gjashti u kthye përsëri në kufi por kësaj rradhe për në Itali, duke u pranuar më në fund si refugjatë politikë në Itali ku kaloi së bashku me natërët e tjer të familjes së tij disa vjet atje.

Ndër miqtë që ikën me Nikollën ishin Abdullah Kaloshi, Xhelal Dine, të cilët nuk jetojnë më, dhe Jonuz Ndreu që jeton në veri në Nju Jork.
Nikolla, simbas rrëfimeve qëndroi shtatë vjet në Jugosllavi, ku gëzonte respektin e emigrantëve nacionalistë shqiptarë, të cilët ishin të vetëdijshëm për sakrificat që familja e tij kishte vuajtur nën regjimin komunist.

Në nëntor 1956, në Itali ai iu bashkua babait të tij Gjon Marka Gjoni dhe vëllait Ndue Gjomarku. Gjatë mërgimit të tij në Perëndim, Nikoll Gjomarku mbajti poste të shquara të shtypit brenda partisë politike "Blloku Kombëtar i Pavarur", i themeluar nga babai i tij Gjon Marka Gjoni dhe vëllai i madh Ndue Gjomarku.

Nikoll u kthye në Shqipëri pas rënies së komunizmit në vitin 1994 dhe u bashkua me vëllain e tij të mbijetuar athere Dedën dhe me motrat Marta dhe Bardha, së bashku me nipin e tij të ri Gjon Mark Gjomarkaj dhe Kristinën dhe Celestina Markagjoni, të cilët i takonte për hër të parë që pas arratisjes së tij të guximshme. Ai u bashkua me ta në shtëpinë e tyre familjare në Shkodër në atë që thirret Kulla e Gjonmarkajt.

Nikoll ishte i martuar dhe ka tre fëmijë; Mark, Alex dhe Anna Maria. E gjithë familja aktualisht jeton në Nju Jork.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat