Skënderbeu tani edhe në 3D

Art

Skënderbeu tani edhe në 3D

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 11:02
Gjergj Kastriotit Skënderbeu

Piktori Fatmir Gjevukaj i cili që nga viti 2005 merret me formatin 3D, së fundmi ka sjellë në këtë formë arti edhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Fatmir Gjevukaj ka thënë se ky punim është fotografi dhe është punuar me 3DsMax dhe Zbrush, dhe sipas tij, portreti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut ishte një dëshirë e hershme e tij.

“Gjatë realizimit të kësaj vepre kam bërë hulumtime të shumta dhe kam përdorur referenca të ndryshme të kohës në të cilën ka jetuar Skënderbeu, realizimi i së cilës mi ka marrë rreth një muaj kohë për të përfunduar. Kam tentuar që të inkorporojë në portretin e Skënderbeut virtytet sa më njerëzore të tij, si strateg ushtarak por edhe si mendimtar, gjithashtu edhe si një njeri i thjeshtë dhe real”,- ka thënë Gjevukaj.

Image
Figura e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut në formatin 3D

Gjevukaj ka jetuar në SHBA deri në vitin 2012, atje ka punuar si “Senior Character artist” për disa Video Game Companies si Midway dhe Intific.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat