Artisja turke Tulin Onat në një ekspozitë vetjake në Tiranë

Art

Artisja turke Tulin Onat në një ekspozitë vetjake në Tiranë

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 16:42
Ilustrim

-Artistja turke Tulin Onat vjen në Tiranë për të prezantuar ekspozitën “QARK” , për here të parë  nje ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Kjo ekspozitë vjen për publikun Shqiptar këtë të mërkurë, me kurimin e Beste Gursu, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Instituti Junus Emre në Tiranë nën kujdesin e veçantë të ambasadës turke në Tiranë.

Kuratorja Beste Gursu ka theksuar se format abstrakte, thellësia dhe efekti i ngjyrave, i përforcuar me punimet tre përmasore të veprave të Onat, ku muri nuk luan thjeshtë rolin e mbajtësit, por pozicionohet si pjesë e tyre, zgjojnë te shikuesi emocion dhe dëshirën për t’i prekur.

Artistja Onat diplomuar për pikturë në 1971 nga Akademia Shtetërore e Arteve të Bukura për Pikturë, në Stamboll, ka hapur 37 ekspozita vetjake, ka marrë pjesë në më shumë se 200 ekspozita kolektive brenda e jashtë Turqisë dhe është vlerësuar me mjaft çmime ndërkombëtare. Veprat e saj gjenden të eskpozuara në një sërë muzeumesh e koleksionesh private.

Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 – 14:00 dhe 17.00 – 20.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat