Hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”

Art

Hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 09:21
Metamorfoza e kujtesës

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës sot do të hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”, e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar, Lulzime Leka Mulaku dhe Zenun Sherifi.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se autorët janë profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, të cilët përfaqësojnë brezin e artistëve që filluan në mënyrë intensive me aktivitetet e tyre me shprehje vizuale në mes të viteve '90.

Kuratorja e kësaj ekspozite, Jelldez Asani, për pikturat e Lulzime Mulaku thotë se: “Lëvizja e portreteve të deformuara, apo pamjet e trishta, torturuese e abstrakte, krijojnë emocione të fuqishme në komunikim me publikun”.

Ndërsa për autorin Zenun Sherifi, ndër të tjera, thekson se “Kësaj radhe krijon vepra që janë një zgjerim logjik i mendimeve për përcaktimin e produktit artistik”.

Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat