Banesa e Shijakasve në Tiranë, objekt muzeal tepër i vizitueshem

Art

Banesa e Shijakasve në Tiranë, objekt muzeal tepër i vizitueshem

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 11:13
Banesa e Shijakasve

Banesa e Shijakasve në Rr.“Virdar Luarasi”, Nr 16 ne Tirane,  është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1973.

Shumica nga këto ndërtime i përkasin shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX.

Banesa rrethohet me mure qerpiçi, ku hyrja bëhet nëpërmjet portave të mëdha dykanatëshe që janë pothuaj gjithmonë mbuluar me çati të thjeshtë me tjegulla.

Kjo banesë tiranase e shekullit XIX është shembulli tipik i ndërtimeve të këtij lloji në qytet.

Në kopështin e banesës sot ndodhet një kafene, kurse dhoma kryesore e saj është shndërruar në një galeri arti, ku janë ekspozuar veprat e piktorit Sali Shijaku.

Me investimet e familjarëve ajo është restauruar, mirëmbajtur dhe është kthyer në një qëndër historike tepër e vizitueshme nga turistët e huaj dhe vizitorët vendas, aq më tepër që ajo lidhet dhe me emrin e piktorit të shquar Sali Shijaku dhe veprat e tij artistike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat