Ekspozohen në Tiranë veprat e artistit të dritave, Marco Lodola

Art

Ekspozohen në Tiranë veprat e artistit të dritave, Marco Lodola

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:46
Vepra e Marco Lodola

Tirana është mbushur me drita, por atmosfera e Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit ndjehet edhe më shumë me ndezjen e skulpturave ndriçuese, vepra të Marco Lodola, artistit italian të njohur në botë me emrin: “Artisti  i Dritave”.

Lulishtja përballë presidencës ka marrë një pamje të re, më festive, përmes skulpturave me drita, ndërsa veprat me delikate janë ekspozuar në Muzun Historik Kombëtar.

Veprat e Lodoles i kanë sjellë në Tiranë dy vëllezërit Davide dhe Gianni Overi, miq të Shqipërisë prej shumë vitesh.

“Mostra e ndriçuar e Lodolës është një vepër që ka shëtitur botën. E kanë parë qytetet më të bukura në botë. Tirana ishte një pjesë qe i mungonte puzzle-t të qyteteve më të mira të botës, një qytet i gjallë, i shndritshëm, një qytet me shumë të rinj, me njerëz të bukur, ndaj e meritonte një mostër të tillë, të një artisti kontenporan, të një artisti që ka shije për të bukurën. Për një qytet që di të jetojë dhe që jeton në mënyrë aktuale të përditshmen”, u shpreh Gianni Overi, Konsull Nderi i Shqipërisë.

“Nëse shih pis bën pis, nëse sheh pastër dhe provokohesh nga bukuria nga drita, nga arti që është derdhur aty sigurisht që kjo të stimulon të jesh një qytetar më i përgjegjshëm dhe ta duash qytetin tënd. Ndaj edhe po mundohemi që me kushtet modeste që disa prej këtyre veprave të qëndrojnë në Tiranë. Do t’i kemi gjatë gjithë stinës së festimeve”, tha Erjon Veliaj.

Elefanti është skulptura mostër me e njohur e Lodoles, e cila në korrik ishte pjesë e skenografisë së koncertit të këngëtarit të njohur Andrea Bocelli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat