Polonia blen pikturën e njohur të Da Vinçit “Gruaja me hermelin” - Bota Sot
Polonia blen pikturën e njohur të Da Vinçit “Gruaja me hermelin”

Art

E hënë, 21 maj 2018

Polonia blen pikturën e njohur të Da Vinçit “Gruaja me hermelin”

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 21:26
Gruaja me hermelin

 Piktura “Gruaja me hermelin” e Leonardo da Vinçit, një prej katër portreteve femërore më të njohura të artistit dhe vepra më e njohur e ekspozuar në Poloni, kaloi sot nën kontrollin e shtetit polak, pas një transaksioni të fshehtë dhe spektakolar.

Në fillim të negociatave konfidenciale mes Ministrisë së Kulturës dhe fondacionit ”Czartoryski” që menaxhon një koleksion të pasur duke përfshirë dhe tablonë e pikturuar në Milano në fund të shekullit të XV, ky i fundit do të ndryshojë pronësinë gjatë një ceremonie zyrtare në kështjellën mbretërore të Varshavës njoftuar për sot.

“Shuma për të cilën shteti polak do të blejë këtë koleksion, me mobilje dhe kërkesa përsa i përket pjesëve të zhdukura dhe që mund të gjenden në të ardhmen, do të jetë në raport me çmimin e tregut, do të jetë shumë herë më e ulët”, deklaroi ministri për radion publike.

Vlera reale e koleksionit numëron disa dhjetëra mijëra objekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test