Parid Dule: Jeta artistike në Itali, e larmishme - Bota Sot
Parid Dule: Jeta artistike në Itali, e larmishme

Art

E diel, 18 shkurt 2018

Parid Dule: Jeta artistike në Itali, e larmishme

Më: 15 janar 2017 Në ora: 11:37
Parid Dule

Parid Dule është një emër i dëgjuar në fushën e ar teve figurative (sot në ar tet pamore). Sot jetojmë në botën e internetit dhe rrjetet sociale apo website-t duket se afrojnë njerëz, vende, kultura dhe artet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me piktorin Dule, i cili është përzgjedhur virtualisht nga Galeria e Arteve e Milanos një nga galeritë me prestigjioze të Milanos, në ekspozitën e pikturës që u zhvillua më 16 dhjetor. Dule tregon se si është përzgjedhur në këtë event dhe se ishte i vetmi shqiptar në atë ekspozitë. “Në fakt nuk e mbaj mend saktësisht se si u përzgjodha por di që më erdhi një e-mail nga Galeria e Arteve në Milano ku më bëhej ftesa. Ftesa sipas tyre ishte bërë pasi ata kishin parë profilin tim artistik në disa editoriale të kulturës në Itali me disa nga punimet e mia.

Duke qenë një galeri prestigjioze dhe me famë unë nuk kisha se si të mos pranoja të merrja pjesë në këtë event artistik, sidomos prezenca e prof. Sgarbit i jep eventit edhe më vlerë”, rrëfen Dule.Piktori ndër të tjera thotë për gazetën “Shekulli” se të ishe në atë ekspozitë është njëherësh sukses, por edhe emocion. “ Është sukses pasi aty isha i vetmi shqiptar, dhe kam përshtypjen që edhe i vetmi i huaj. Po të lexoje emrat e artistëve pjesëmarrës ishin italian, vetëm po të ishte ndonjë spanjoll. Jo vetëm ka por në atë galeri ishin emra të dëgjuar të artit dhe personalitete të ndryshme italiane. Nga ana tjetër ishte emocion, kur shikoje që para veprës tënde kishte persona që qëndronin mbi 15 minuta dhe e vëzhgonin e madje të ktheheshin me një buzëqeshje në fytyrë duke të të thë- në e mrekullueshme”, thekson Paridi.

Vepra e Paridit

Një zonjë fisnike, me qëndrim po aq fisnik është një vepër e punuar nga piktori Parid Dule, e cila u ekspozua në një nga galeritë e Milanos. “Jeta artistike në Itali është mbresëlënëse, muzetë, galeritë, teatrot ofrojnë jetën kulturore dhe bëjnë ta prekësh nga afër këtë jetë artistike. Milano sigurisht nuk bën përjashtim, e bën pikërisht më të prekshme këtë ndjesi Artistike në ambientet e Milano Art Gallery me ekspozitën kolektive "Riflessioni contemporanee" , prezantuar nga profesori Vittorio Sgarbi, Z. Salvo Nugnes, presidenti i galerisë dhe Znj. Elena Gollini fituese e çmimit si kritike e artit e vitit 2015. Ekspozita u mbajt në një nga galeritë më në zë të Italisë, Milano art gallery.

Ajo filloi në 16 dhjetor dhe qëndroi e hapur deri më datë 14 janar”, thekson Paridi. Artisti flet pak për mënyrën se si punon dhe nga ku e ka marrë frymëzimin për të punuar një vepër të tillë. Dule ndalet edhe tek komentet pozitive që bënë pjesëmarrësit. “Unë jam piktor figurativ nga natyra… Portreti është bërë live. Në fakt spunton e kam marrë nga një pikturë e Rembrandit dhe duke dashur që të bashkoj bashkëkohoren me klasiken dhe muzën arrita të bëj këtë vepër. Gjithashtu Znj. Elena Gollini bëri një kritikë të vyer të veprës dhe të krijimtarisë sime”, tha Dule për “Shekullin”. Kjo ekspozitë është cilësuar nga mediat italiane dhe personalitete që ishin të pranishme aty si një sukses i madh, nga vete prof. Vittorio Sgarbi, i cili është një kritik e vlerësues arti, stilisti me fame botërore Alviero Martini, shkrimtari Andrea Pinketts, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test