Sa po përkrahen artet pamore në Kosovë? - Bota Sot
Sa po përkrahen artet pamore në Kosovë?

Art

E diel, 25 shkurt 2018

Sa po përkrahen artet pamore në Kosovë?

Nga: Bislim Aliu Më: 4 korrik 2017 Në ora: 22:03
Bislim Aliu

Pa mëdyshje arti pamor i Kosovës ishte dhe mbeti përherë autentik, burimor dhe vendor. Mbeti përgjithmonë art i Kosovës. Gjithmonë ngjyrat e Kosovës i gjen aty. E kush i ka ngjyrat më të bukura se Kosova? Ato gjithherë paraqiten gati te çdo krijues, por ky kreativitet i tyre nuk po çmohet dhe nuk po përkrahet në masë të duhur nga institucionet e Kosovës!

S’do mend se arti pamor i Kosovës, gjithherë e tregoi kreativitetin e nduarnduart dhe shpërfaqjen e lartë ndiesore e sensitive. Dhe, secila kohë i pati krijuesit e vet. Ata, në vijimësi u përpoqën që t’i paraqesin ngjyrat e asaj kohe. Dhe ia dolën që të jenë origjinal dhe tejet korrektë. Pra, denjësisht ishin barometrit e mirëfillt të asaj kohe.Këto moment ekzistuese, gjithnjë e ngacmuan krijuesin, duke e detyruar krijuesi që të jetë rrëfyes i denj i atyre momenteve kohore.  Ia dolën që krijuesit tanë të jenë gjithnjë shpërfaqës të lartë, sensitiv, ndiesor dhe fare përmbajtësor.

Ndaj, nëpër kohë u dalluan edhe shumë krijues pamor, që me veprat e tyre e paraqitën jetën dhe erën e asaj kohe, si; Muslim Mulliqi, (Hamalli), Tahir Emra (Elegji për Kosovën), Xhevdet Xhafa (Autobiografia), Engjell Berisha (Medaljonet e Prizrenit), Masar Caka (Ferexhet), e ndonjë tjetër. Ata, zatën, ishin ambasadorët më të frytshëm, duke treguar kreativitet të lartë me idilin më të frytshëm shpirtëror. Kjo bukuri e kreativitet sensitive, jehoi bukur jo vetëm në Kosovë, por veprat e tyre, paten jehonë, edhe në Evropë, por edhe në botë.

Gjithsesi, ky kreativitet i lartë pamor në Kosovë asnjëherë nuk u ndal. Këtë kreativitet shembullor e përcollën vijimisht edhe piktorë të tjerë, të cilët u shkolluan në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Megjithatë, këta krijues pamorë dhe tejet sensitive, nuk u përkrahën nga institucionet e kulturës aq sa duhet. Ndaj, shpeshherë nuk u përfill iniciativa e tyre që të ekspozojnë veprat e tyre të mirëfillta. E, ata, paten shumë nevojë për t’i përkrahur. Por shumëherë më kot pritën. Ata jo vetëm (disa) që nuk paten mundësi të ekozojnë në Kosovë, por fare edhe nuk iu dha mundësia që të ekspozojnë edhe jashtë vendit, edhe pse kreativiteti i tyre ishte cilësor dhe sasior. Mungoi përkrahja institucionale, e institucioneve të kulturës. Ndaj, për këtë, është mëkat i madh, pofesional, njerëzor dhe demokratik, ndaj krijuesve pamor, të cilët me ngulm kërkojnë hapësirë për t’i  ekspozuar veprat e tyre. Dhe për këte edhe mund të pyetemi: deri kur do të vazhdojë kjo amulli e mos përkrahjes në masë të duhur krijuesit pamor? Dhe, a ndiesn ndokush përgjegjësi për këtë mospërkrahje? Dhe, deri kur të anashkalohet arti pamor?...

Galeria Kombëtare dhe ekspozitat e krijuesve vendor

Eshtë thënë disa herë se Kosova ka krijues të mirëfillt të arteve pamore. Se ata qëndrojnë krah për krah me krijuesit e tjerë ballkanik e evropian. Dhe shumë prej tyre u bënë emra të mëdhenj evropian duke ekspozuar veprat e tyre nëpër galeritë më të njohura evropiane!

Megjithatë, Galeria Kombëtare në Prishtinë, nuk u doli në ndihmë shumë krijuesve figurativë, duke mos treguar interesim të duhur që të ekspozojë në këtë galeri. Fatkeqësisht, shumë krijues pamor (vendor), mbetën të zhgënjyer, edhe pse patën kreativitet të lartë dhe veprimtari të bollshme për të ekspozuar. Aty, zatën, ekspozuan një numër i vogël i krijuesve vendorë, duke u lënë mundësinë më tepër krijuesve të jashtëm!!! Dhe, më këtë u shkel morali njerëzor për krijuesit vendorë. Fundja, disa ekspozita të  organizuara në këtë galeri, nuk treguan shkallën e lartë të kreativitetit për të ekspozuar në këtë galeri. 

Si do që të jetë, në këtë galeri, pati ndonjëherë edhe parregullsi, mu për këtë shkat të ekspozimit të krijuesve vendorë. Apo mos vallë, pati mosfunksionim të demokracisë dhe të moralit njerëzor? Pse të ipet më tepër rëndësi krijuesve të jashtëm, se sa atyre vendorë? E, deri kur, krijuesit e mirëfilltë vendorë të vuajnë për këtë neglizhencë moraliteti?...

Çfarë roli luajti Galeria e Kulturës te “Qafa”?

Pa dyhim galleria “Te Qafa”, qe sa vjet po e lun rolin e vet primar që e ka kjo galeri, për të gjithë krijuesit pamorë që dëshirojnë që të ekspozojnë në këtë galeri. Ajo, zatën, me vendosmëri të lartë u doli në ndihmë krijuesve vendorë (sidomos të rinjëve) që shprehën dëshirën e tyre për të ekspozuar.

Sigurisht për këtë mirëkuptim, kjo galeri meriton respekt të lartë. Dhe, për këtë mirëkuptim kjo galeri meriton mirënjohje, për angazhim, demokraci dhe njerëzi. Ndaj, kjo galeri e luajti rolin primar dhe professional për të ekspozuar krijuesit pamorë vendorë. Megjithatë, vallë, me një lule a qel pranvera?

E periferia, a thua, sa interesohet për krijuesit e vetë pamorë?

Dihet mirëfilli se në periferi ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i krijusve pamorë. Bile disa prej tyre qëndrojnë në nivelin më ë lartë të kreativitetit pamorë. Mirëpo, ata nuk vërehen dhe nuk çmohen aq sa duhet. Ata, besa, shumë herë edhe injorohen dhe as që ftohen në ndonjë manifestim kulturor!!! Dhe, që është edhe më keq, fare nuk iu ofrohet ndonjë hapësirë për t’i  ekspozuar veprat e tyre

Periferia artin e tyre nuk e kupton dhe as që interesohet që ta kupton. Nda, Qenra e Kulturës, sikur nuk e ndien obligim që artistët e mirëfilltë t’i ofrojë dhe tua qelë udhën për bashkpunim. Ata kanë mbetur në mëshirën e njerëzve të paditur të cilët nuk e njohin artin adhe as kulturën. Dhe, çdo gjë për ta është e politizuar. Ndaj, mu për këtë, në periferi mungojnë ekspozitat pamore dhe mirëkuptimi për organizimin e tyre. Me këtë mentaltet të varfër artistik, periferia rrënjësisht e dëmton zhvillimin e artit dhe të kultures në përgjithësi. A thua, deri kur do ta udhëheqin kulturën në periferi njerëzit që nuk e njohin artin dhe as kulurën?...  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test