Bolt dhe qeni më i shpejtë në botë garojnë virtualisht

Atletika

Bolt dhe qeni më i shpejtë në botë garojnë virtualisht

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:53
Bolt

Në një platformë tre dimensionale të programuar nga ”MotionAthlete” Usain Bolt “garoi” me një qen të rracës grejhund.

Bolt vendosi rekord në distancën e 100 metrave në 2009-ën duke i përshkruar për 9.58 sekonda.

Ndërsa në distancën e 200 metrave, po në të njëjtin vit, ai vendosi rekord duke ndalur kronometrin në 19.19 sekonda. 

Ndërsa qeni i rracës grejhund përshkroi 100 metrat për 5.80 sekonda.        

Kjo nuk është hera e parë që shpejtësia e Bolt është krahasuar nëpërmjet simulimeve në kompiuter.

Pak muaj më parë kanali “Speed Showdown” ka matur shpejtësinë e Kilian Mbape në fushë.

Sipas matjeve vihet re qartë se Bolt është më i shpejtë pasi ylli i PSG-së 100 metrat i ka përshkruar për 10.90 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat