Audi pritet që të prodhojë vetura elektrike në fabrikën meksikane të Q5

Auto

Audi pritet që të prodhojë vetura elektrike në fabrikën meksikane të Q5

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 00:47

Audi mund të bëjë publike planet e saja për ndërtimin e veturave elektrike në Puebla të Meksikës më vonë gjatë këtij muaji.

Fabrika momentalisht është vendi ku montohet Q5, modeli më i shitur i markës gjermane në SHBA.

Si pjesë e perandorisë Volkswagen, Audi është ftuar për pjesëmarrje në revolucionin elektrik të prodhuesit gjerman të veturave.

Marka planifikon që të bëhet tërësisht elektrike në vitin 2025, dhe fabrika e saj meksikane është e vetmja në Amerikën Veriore.

Burime të paidentifikuara thotë se prodhimi i veturave elektrike do të fillojë së shpejti dhe se sipas disa raportimeve një njoftim në lidhje me prodhimin në Meksikë do të publikohet më 18 korrik, shkruan CarScoops.

Ata thonë se udhëheqës të lartë do të shkojnë në objekt për të bërë publik një investim të madh, me gjasë për t’u përgatitur për veturat e reja.

Megjithatë, Audi ka mohuar raportet, duke thënë se nuk ka asnjë plan për të bërë një njoftim, dhe se nuk mund të konfirmoi udhëtimet e punës të punëtorëve të tyre.

Por ajo që u konfirmua nga ana e tyre është se Audi planifikon që deri në vitin 2030 të prodhojë të paktën një veturë elektrike tek të gjitha fabrikat e tyre, duke përfshirë edhe Meksikën.

Në një komunikatë tjetër, presidenti i Meksikës, Andres Manual Lopez Obrador, në qershor kishte thënë se priten më shumë investime në industrinë e automobilave të Puebla-s në të ardhmen e afërt. Megjithatë, nuk ishte e qartë se sa do të ishte vlera e atyre investime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat