Fabrika e Tesla-s në Gjermani uli prodhimin e veturave në më pak se 4,000 njësi në javë

Auto

Fabrika e Tesla-s në Gjermani uli prodhimin e veturave në më pak se 4,000 njësi në javë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Prodhimi i veturave në fabrikën gjermane të Tesla-s është reduktuar në më pak se 4,000 njësi në javë, sipas Business Insider, duke cituar dokumente të brendshme dhe burime anonime.

Raporti thotë se prodhimi i 5,000 njësive i arritur në mars ndodhi një herë dhe se Tesla ka ulur gradualisht objektivin e prodhimit në 4,350 makina në javë gjatë muajit korrik dhe gusht, dhe më shumë në javët në vijim.

Siç raportohet, objektivi përgjatë muajit korrik dhe gusht ishte ulur në 870 makina në ditë, por kishte ditë kur numri ishte edhe më i vogël.

Tesla monton vetëm crossoverin elektrik Model Y në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat