BMW prezanton SUV-in e blinduar X5 Protection VR6 që prodhon 523 kuaj-fuqi

Auto

BMW prezanton SUV-in e blinduar X5 Protection VR6 që prodhon 523 kuaj-fuqi

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 00:37
BMW

Versioni i rifreskuar i BMW X5 debutoi në fillim të këtij viti, e siç ishte rasti me versionin e mëparshëm, edhe kësaj radhe është i qasshëm varianti i blinduar.

Fjala është për modelin BMW X5 Protection VR6, që do të debutojë në shtator në panairin e veturave në Minhen, por deri më tani nuk janë zbuluar detajet.

Fillimisht duhet theksuar se ky X5 “i padepërtueshëm” nuk dallohet lehtë nga ai standardi, por ka edhe detaje sportive, ndër të cilat janë dy shufra M prapa grilës së përparme të dyfishtë, dhe pasqyrat anësore M në ngjyrë të zezë me shkëlqim të lartë.

Nën “lëkurën e famshme” janë pllakat e çelikut të formësuara për t’u përshtatur me trupin në zonën e dyerve, kornizës anësore dhe pjesës kryesore.

Ekziston gjithashtu një ndarje e blinduar e karrocerisë dhe një mburojë alumini nën trup. Në rast se plumbat dhe copëzat depërtojnë në rezervuarin e karburantit, streha mund të mbyllë dëmtimin dhe të parandalojë rrjedhjen.

X5 Protection VR6 plotëson kërkesat balistike VPAM, por klientët mund të zgjedhin mbrojtjen opsionale të pjesës së poshtme të trupit, si dhe mbrojtjen shtesë të çatisë.

Pjesa tjetër është kryesisht standarde për BMW X5 M60i xDrive, që do të thotë se nën kapak është një motor V8 4.4 litra i kombinuar me një sistem hibrid të butë 48 volt, i cili zhvillon 523 kuaj-fuqi.

Nuk ka asnjë informacion për peshën, por është e qartë se masa shtesë ndikon në performancën. Për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h duhen 5.9 sekonda, që është dukshëm më shumë se M60i standarde, e cila arrin 100 km/h për 4.2 sekonda.

Shpejtësia maksimale është pak më e lartë se 210 km/h. Sistemi i pezullimit dhe i frenimit janë përmirësuar për të përballuar peshën shtesë.

Çmimi ende nuk është bërë publik, dhe dërgesat e para duhet të fillojnë në shkurt 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat