Nissan do të sjellë në versionin elektrik dy ‘crossover-ët’ e tij më të shitur

Auto

Nissan do të sjellë në versionin elektrik dy ‘crossover-ët’ e tij më të shitur

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:32
Nissan

Nissan planifikon të ndërtojë versionet elektrike për dy crossover-ët e tij më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një raporti të ri, Nissan do të ndërtojë versionet elektrike për modelin Juke dhe atë Qashqai në fabrikën e tij në Sunderland.

Raporti i së mërkurës nga Sky News pretendon se Nissan do të prezantojë crossover-ët e rinj elektrikë të premten.

Duke cituar burime të industrisë, raporti thotë se Nissan planifikon të investojë “qindra miliona funte” dhe potencialisht mbi 1.25 miliardë dollarë për projektin.

Një burim tha se qeveria ka gjasa të japë një garanci të konsiderueshme. Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kancelari Jeremy Hunt ka gjasa të kenë ndikuar tek vendimi.

Fabrika e Sunderland prodhon tashmë versionin elektrik të Nissan, Leaf. Prodhuesi i automjeteve gjithashtu po ndërton fabrikën e baterive EV360 në vend, e cila mund të prodhojë deri në 35 GWh bateri në vit.

Nissan njoftoi se do t’i jepte fund prodhimit të automjeteve me djegie të brendshme në Evropë në muajin shtator, me planet për të lansuar vetëm vetura elektrike duke filluar nga viti 2030.

Pavarësisht paralajmërimit të disa modeleve elektrike futuriste, kjo do të shënonte herën e parë që Nissan njofton versionet elektrike për dy crossover-ët e tij më të shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat