Gjermania vendosi: Ndalohen gomat M+S

Auto

Gjermania vendosi: Ndalohen gomat M+S

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Nga tetori i vitit të ardhshëm në Gjermani në kushtet e dimrit nuk do të lejoheni më të vozitni me goma që kanë vetëm simbolin M+S.

Për një kohë të gjatë, gomat e përshtatshme për kushtet e dimrit mund të njiheshin edhe me emërtimin M+S, që do të thotë “baltë dhe borë”.

Edhe pse në pamje të parë duket se këto goma janë të përshtatshme edhe për kushtet e dimrit, gjermanët duket se nuk mendojnë më kështu. Arsyeja mund të jetë se simboli nuk ishte i mbrojtur ligjërisht, kështu që nuk u kryen ndonjëherë teste të veçanta për karakteristikat e këtyre gomave.

Në vitin 2018, vetëm simboli Alpin (një mal me një flok bore) përdoret për të përcaktuar gomat e dimrit dhe “të gjithë sezonit”.

Edhe pse gomat M+S nuk janë shitur prej disa kohësh, ato ende përdoren në një numër të madh të makinave.

Nëse goma ka edhe shenjën M+S dhe “simbolin alpin” (si në foton e kopertinës), ajo mund të përdoret.

Ata që vozisin me goma që kanë vetëm shenjën M+S rrezikojnë gjobën prej 60 euro dhe në rast aksidenti gjoba mund të jetë 120 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat