Mansory prezanton konceptin e një veture fluturuese

Auto

Mansory prezanton konceptin e një veture fluturuese

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:19
Mansory

Marka e veturave luksoze, Mansory, ka shfaqur imazhet e pazakonta se si mund të duket një veturë fluturuese e së ardhmes.

Gjatë një deklarate për shtyp në vitin 2023, ata i kujtuan klientëve të tyre arritjet e vitit që lamë pas, dhe planet për vitin 2024.

Kompania ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 do të ketë disa konvertime të modeleve, Rolls-Royce Spectre, Lamborghini Revuelto, dhe Ferrari Purosangue.

Sidoqoftë, ajo që u duk më interesante ishte “vështrimi nga e ardhmja”, ku Mansory prezantoi pamjen e një veture fluturuese.

“Askush nuk e di se si do të duket e ardhmja. Një gjë është e sigurt – gjithmonë do të ketë vetura dhe dëshira për përmirësime”, tha Mansory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat