Cyclotroni ‘i heshtur‘ duket si diçka e dalë prej filmit ‘Tron’

Auto

Cyclotroni ‘i heshtur‘ duket si diçka e dalë prej filmit ‘Tron’

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:38
Cyclotroni

Ëndrra për të ngarë  biçikletat me drita nga filmi i famshëm Tron, është shumë afër kthimit në realitet.

E kompozuar me fibra karboni me peshë të lehtë,Cyclotroni ka pjesën më të paparë të saj, rrotat e heshtura, të cilat kur bashkohen me shirita LED blu, duken si motoçikleta dixhitale të dala nga një film fantastiko-shkencor klasik.

Nuk ka një lidhje zyrtare mes filmit Tron dhe kësaj shpikjeje, por ngjashmërite janë të pagabueshme .

Biçikleta u lansua si një projekt i Kickstarter dhe ka arritur fitim mbi $128,000, nga $56,000 që ishin pritshmëritë dhe kjo fushatë sapo ka filluar..

Befasuese është se dritat në rrota fuqizohen përmes baterive  të vetkarikueshme me litium, dhe zgjasin deri nv 8 orë. Gjithashtu krijuesit deklarojnë se rrotat unike pa ajër mund të arrijnë të përshkruajnë 6,000 milje rrugë, pa pasur dëmtime, vetëm se duhet zëvendësuar një pajisje që kushton 118 $ që siguron jetëgjatësine e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat