Vetura që mund të shfrytëzojë energji bërthamore

Auto

Vetura që mund të shfrytëzojë energji bërthamore

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:47
?Audi Mesarthim F-Tron

Audi Mesarthim F-Tron është një koncept, i cili mund të hap portat për centralet bërthamore të së ardhmes. Emri Mesarthim i referohet sistemit Mesarthim në yjësinë e Deshve.

Ende nuk janë konfirmuar specifikat e fuqisë së këtij koncepti, por duhet theksuar se ky është një hap i madh emocionues në burime të reja të energjisë.

Ky koncept nuk është koncepti zyrtar i dizajnuar nga kompania Audi, por i një dizajnerit të pavarur rus, Grigory Gorin. Ai thotë se koncepti Mesarthim F-Tron është dizajnuar që të “tërheqë vëmendjen ndaj fuzionit bërthamor dhe mundësinë për ta përdorur si një burim të sigurt dhe ekologjik të energjisë”.

Energjia bërthamore është e njohur si një metodë efikase për prodhimin e energjisë dhe dizajneri i F-Tron thotë se ky koncept implementon fuqi të pakufizuar dhe ndikon pak apo fare në mjedis, ndërsa shfrytëzon proceset amë brenda veturës, gjegjësisht, fuzionin nuklear.

Siç thekson Gorin, procesi i fuzionit bërthamor krijon një sasi shumë të madhe të energjisë nga pothuajse asgjë. Qëllimi i kompanisë së tij është shfrytëzimi i fuqisë së një reaksioni të fuzionit bërthamor në një mjedis të mbyllur, dinamik siç është vetura.

Planet e dizajnit të këtij koncepti shfaqin një motor mesatar në një super-veturë, me injeksionin reaktor e plazma dhe me burimet e fuqisë me voltazh të lartë të vendosura prapa shoferit dhe pasagjerit, të ngjashme me disa super-vetura ekzotike.

Thënë më thjesht, reaksioni rezultues krijon avull, i cili vë në lëvizje një turbinë që mbush një gjenerator me kapacitet të lartë. Pastaj, gjeneratori furnizon me energji baterinë, e cila gjendet në pjesën e përparme të veturës. Rryma pastaj transferohet në motorët elektrikë të cilët janë të vendosur në të katër rrotat e konceptit Mesarthim F-Tron.

Koncepti F-Tron është një veturë e teknologjisë së lartë me një “trup solid” të printuar në 3D i cili përbëhet nga metali shumë i fortë, i përforcuar nga polimeret. F-Tron vjen edhe me sistemin për kontroll të shasisë “Magnetic Hydro-Dynamic”, i vendosur nën trupin e veturës, i cili mund të krijojë forcë shtytëse dhe mund të menaxhojë lëvizjet e shasisë gjatë vozitjes së “ashpër”.

Dizajneri Grigory Gorin nuk ka treguar asgjë në lidhje me atë se nëse ky koncept do të realizohet në të vërtetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat