McLaren është duke punuar në pasardhësin e F1, që i ka tri ulëse

Auto

McLaren është duke punuar në pasardhësin e F1, që i ka tri ulëse

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 08:56
McLaren

Kompania britanike, që ka punuar deri më tani super-makinat shumë të shpejta dhe të çmendura, është duke punuar në një model të ri, që është i bazuar në F1.

Për dallim nga origjinali, pasardhësi i kësaj veture do të jetë me tri dyer, dhe do të prodhohet vetëm për 64 klientë fatlumë.

Sipas raportit të Autocar, makina me dy dyer që mbanë emrin e koduar Bespoke Project 2, do të jetë shumë më komod me një ulëse më shumë.

Ky edicion i limituar, do të ketë vetura me pamje ‘të egër dhe të mprehtë’, që kushtojnë jo më pak se 2.4 milionë dollarë.

Burimet pretendojnë se modeli i ri do të jetë rikthim i moderuar i McLaren-it të vjetër, që ishte një turbo-dyshe V8 me 700-kuaj fuqi.

Ky automobil sportiv, me pjesën e jashtme ‘ekstremisht elegante’ të punuar nga fibrat e karbonit, pritet të lansohet më 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat