Prezantohen para publikut – Audi A5 dhe S5 cabriolet

Auto

Prezantohen para publikut – Audi A5 dhe S5 cabriolet

Më: 17 janar 2017 Në ora: 20:06
Audi A5

Në edicionin e këtij viti të Detroit Motor Show, janë prezantuar modelet A5 dhe S5.

Veturat nga Audi që kanë një pamje të mprehtë, me linja që e rrisin aerodinamikën, janë kabrioletë, por tavani tyre mund të mbyllet për 15 sekonda.

Nuk është vetëm ky mekanizëm i shpejtë në këto makina, pasi shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për gjashtë sekonda. Në fakt, kjo vlen për modelin A5 që ka 2.0-litra dhe 252 kuajfuqi. Në anën tjetër, S5 që ka 3.0-litra dhe 254 kuajfuqi, shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h e arrin për 4.8-sekonda.

Veturat luksoze që mund t’i shihni më poshtë, janë konkurrent kryesor të BMW-së dhe pritet të jenë shumë të kërkuara në treg.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat