Viti 2017 sapo ka nisur dhe puna nëpër kompanitë e prodhimit të makinave është rikthyer në normalitet. Së fundmi, “spiunët e makinave” kanë filmuar disa nga makinat e reja të BMW ,të cilat janë aktualisht prototipe dhe pritet të dalin në treg.
Seria 8, Seria 5 Gran Turismo dhe X7 janë modelet e pikasura.
BMW sjell sërish në jetë pas mëse 20 vitesh uniken Seria 8, e cila me sa duket do të jetë e pajisur me motorrin 4.0 V8 twin turbo por edhe me një motorr nafte me performancë të lartë.
X7 gjithashtu do të jetë e paisur me motorrin 4.0 V8 twin turbo por për të gjitha makinat vihet në pikëpyetje edhe paisja e tyre me një motorr elektrik duke patur parasysh përparim e kësaj teknologjie tek BMW.