Shofer pa shije e pa edukatë: Lamborghini parkohet në vendin e rezervuar për të hendikepuarit

Auto

Shofer pa shije e pa edukatë: Lamborghini parkohet në vendin e rezervuar për të hendikepuarit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 08:35
Lamborghini

Super-makina italiane Lamborghini që ka 572 kuajfuqi fal motorit 6.0-litra V12, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3.8-sekonda. Shpejtësia maksimale e modelit Murcielago është 336 km/h, ndërsa është një makinë sportive që ofron luks të lartë.

Mirëpo, shoferi i këtij modeli të mahnitshëm, nuk “arrin” të parkojë diku tjetër, por pikërisht në vendin e destinuar për njerëz me nevoja të veçanta.

Nuk dihet ku janë bërë këto fotografi, me të cilat tallet pronari i këtij Lamborghini.

“Sikur të ishte njeri i mirë, nuk do ta shëmtonte kështu veturën me këto ngjyra. Nuk paska shije dhe as edukatë”, është një nga komentet lidhur me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat