Rrjedhin pamjet që e shfaqin modelin e ri nga McLaren

Auto

Rrjedhin pamjet që e shfaqin modelin e ri nga McLaren

Më: 29 janar 2017 Në ora: 23:14
McLaren

Për një kohë të gjatë, prodhuesi britanik McLaren kishte njoftuar se do ta lansojë një super-makinë, që në bazë të disa burimeve pritet të emërohet 720S.

Mirëpo, asnjëherë nuk është bërë i ditur ndonjë lajm zyrtar se kur prezantohet, sa kushton apo statistika të tjera.

Së fundmi janë publikuar fotografitë nga një organizim, ku shfaqet kjo veturë sportive që është pritur gjatë.

Në bazë të pamjeve, pjesët e hapura përpara, linjat tejet të theksuara dhe pjesa e pasme shumë e prerë, duket se 720S mund të arrijë shpejtësi të lartë.

Mënyra si është shfrytëzuar hapësira e brendshme, del se ofron komoditet të madh për shoferin dhe shoqëruesin e tij.

Mirëpo, nuk mund të thuhet asgjë për qëndrueshmërinë, apo nivelin e teknologjisë që do ta përmbajë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat