Tesla e ka hequr “Motors” nga emri pasi Elon Musk shikon përtej makinave

Auto

Tesla e ka hequr “Motors” nga emri pasi Elon Musk shikon përtej makinave

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 13:14
Tesla

Tesla Motors Inc (TSLA.O) e ka ndryshoi emrin e saj në "Tesla Inc" meqë Kryeshef Ekzekutiv, Elon Musk, duket se pretendon që të transformojë kompaninë në Silicon Valley nga një prodhues i makinave elektrike në një kompani me diversifikim të produkteve elektrike.

Në tetor, Musk zbuloi projektin çative me panele diellore të cilat eliminojnë nevojën për panele tradicionale dhe bateritë në shtëpi duke ilustruar përfitimet e kombinimit të prodhimeve të makinave elektrike dhe baterive me instaluesin e paneleve solare, SolarCity Corp.

Tesla ka marrë miratimin e aksionerëve në nëntor për të blerë kompaninë SolarCity, me një marrëveshje të aksioneve tw shkëmbimit në vlerë rreth 2 miliard dollarë, në të cilën Musk është aksionari më i madh.

Tani Musk është aksionari më i madh në konpaninë Tesla që prodhon makinat elektrike dhe e cila është duke ndërtuar fabrikën më të madhe në botë për prodhimin e baterive të quajtur “Megafactory” në bashkëpunim me kompaninë japoneze Panasonic.

Musk, që është edhe pronarë i kompanisë SpaceX, e cila prodhon raketa për vajtje ardhje në hapësirë dhe synon edhe kolonizimin e planetit Mars, synon që në dekadën e ardhshme të tejkalojë me pasuri edhe kompani të tilla si Apple, me vlerë mbi 500 miliard dollarë.

Emri i ri Tesla Inc është efektiv nga 1 shkurti, thuhet ne njoftimin e Tesla të mërkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat