Nissan të kthejë prapa modelin Navara, makina po ndahet në dysh shkaku i ndryshkut

Auto

Nissan të kthejë prapa modelin Navara, makina po ndahet në dysh shkaku i ndryshkut

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 17:25
Nissan Navara

Richy Holmes nga Britania e Madhe e ka hapur një llogari në Facebook, ku kërkon anëtarë të pakënaqur me veturat e kompanisë Nissan.

Pronari i një Navara ka qenë së bashku me gruan shtatzënë dhe vajzën e vogël, kur makina i është ndarë në dysh shkaku i ndryshkut që e ka përfshirë pjesën e poshtme të konstruktit.

Mirëpo, më vonë ka kuptuar që nuk është i vetmi dhe po kërkon të mbledhë edhe të tjera që e kanë blerë këtë model të prodhuesit japonez nga viti 2005 deri në vitin 2011.

Megjithëse janë mbledhur më se 15 anëtarë me problemin e njëjte, zyrtarë nga Nissan nuk kanë thënë se do ta kthejnë prapa modelin menjëherë.

Fillimisht kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse vërtet struktura nga metali po ndryshket më shpejtë se që duhet, ndërsa nëse kjo vërtetohet atëherë do të ofrohet rregullimi falas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat