Ford po investon në krijimin e makinës pa shofer

Auto

Ford po investon në krijimin e makinës pa shofer

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:08
Ford

Gjigandi i veturave Ford, ka bërë të ditur se ka investuar 1 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme në kompaninë e Inteligjencës Artificiale Argo.

Firmat do të bashkëpunojnë në krijimin e një sistemi të shoferit virtual për veturat që drejtohen pa një shofer në timon.

Ford ka për qëllim që makinën autonome ta lansojë në vitin 2021.

Investimi në këtë projekt, e bën Ford-in aksionarin kryesor.

Për momentin Ford ka dy makina të licensuara që lëvizin pa shofer, mirëpo në një testim në vitin 2016-të ato kishin arritur të ecnin vetëm 590 milje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat