Volkswagen Touregu i ri, një konkurrencë e fortë për makinat SUV

Auto

Volkswagen Touregu i ri, një konkurrencë e fortë për makinat SUV

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 21:41
Touregu

Kompania Volkswagen ka kaluar nëpër shumë probleme, por së fundmi mund të mburret me një SUV të fuqishëm.

Kohë më parë ishte bërë e ditur se Touregu do të hyjë sërish në prodhim, por nuk është dhënë asnjë lajm i vetëm për këtë makinë.

Reporterët që merren me veturat e reja, ia kanë dalë ta fotografojnë derisa ishte në procesin e testimit.

Megjithëse me shtresën kamuflazh, mund të thuhet se kjo makinë sportive dhe familjare, është konkurrencë e fortë për modelet e këtij lloji që janë në treg apo pritet të lansohen.

Sipas njohësve të makinave, ky Toureg do të prijë në krahasim me Audi Q7, Bentley Bentayga dhe Porsche Cayenne.

Nuk bëhet e ditur se kur mund të lansohet, fuqinë që do ta ketë, apo sa do të kushtojë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat