Renault Zoe E-Sport arrin 100 km në orë për 3,2 sekonda

Auto

Renault Zoe E-Sport arrin 100 km në orë për 3,2 sekonda

Më: 27 prill 2017 Në ora: 15:13
Zoe E-Sport

Koncepti Renault Zoe E-Sport, i cili opinionit iu prezantua në panairin e Gjenevës në mars të këtij viti, me shpejtësinë e arritur prej 0 deri 100 km në orë mund të krahasohet me bolidët elektrike të Formula E.

Kjo veturë është në gjendje që 100 kilometra në orë t’i arrijë për vetëm 3,2 sekonda.

Shpejtësia maksimale e veturës është e limituar në 210 km/h, të cilën Renault Zoe E-Sport Concept e arrin për vetëm 10 sekonda.

Vetura shquhet për nga fuqia e saj, pasi posedon 466 kuaj fuqi dhe rrotullime momentale prej 640 Nm.

Image
Zoe E-Sport
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat