Jeep dhe Harley-Davidson vazhdojnë bashkëpunimin

Auto

Jeep dhe Harley-Davidson vazhdojnë bashkëpunimin

Më: 9 maj 2017 Në ora: 17:36
Jeep dhe Harley-Davidson

Dy kompanitë për të katërtin vit radhazi po forcojnë partneritetin e tyre në Evropë. Jeep tash do të jetë partneri dhe sponsori kryesor i ngjarjeve të rëndësishme në lidhje me brendin Harley-Davidson në gjithë Evropën, Lindjen e Afërme dhe në Afrikë.

Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm, Jeep do të ketë pjesëmarrje edhe në tri ngjarjet kryesore të lidhura me brendin Harley-Davidson në Evropë, duke filluar nga euro-festivali në San Trope të Francës (prej 11 deri 14 maj), takimin evropian H.O.G. në Lugano të Zvicrës (nga 29 qershor deri 2 korrik), si dhe në javën e motoçiklizmit evropian në liqenin Faker, në Austri (prej 5 deri 10 shtator).  

Jeep është i pranishëm edhe në ngjarjet tjera të brendit Harley-Davidson gjatë këtij viti, përfshirë manifestimin Africa Bike Week në Afrikën Jugore prej 27 deri 30 prill, Thunder in the Glens në Skoci (25-28 gusht) dhe Benelux HOG Rally në Holandë.  

Krahas kësaj, automjetet Jeep do të prezantohen edhe në ngjarjet lokale në disa shtete evropiane, si Ukrainë, Hungari, Gjermani, Itali, Estoni dhe Çeki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat