Mbi një milionë makina Ram mund të kenë probleme me airbag

Auto

Mbi një milionë makina Ram mund të kenë probleme me airbag

Më: 17 maj 2017 Në ora: 05:57
Të gjitha veturat Ram 1500 dhe 2500, të prodhuara në gjatë viteve 2013 dhe 2016, si dhe Ram 3500 që janë prodhuar mes 2014 dhe 2016, mund të ketë këtë problem.

Prodhuesi amerikan Ram që është nën pronësi të Fiat, ka bërë të ditur se 1.25 milionë makina mund të kenë probleme me airbag.

Shumë pronarë të këtyre veturave janë ankuar se jastëkët e ajrit nuk janë hapur, megjithëse aksidentet nuk kanë qenë të mëdha.

Mirëpo, ekspertët kanë vlerësuar se në ato raste, është dashur të hapen dhe të mos lejohej asnjë lëndim i mundshëm.

Të gjitha veturat Ram 1500 dhe 2500, të prodhuara në gjatë viteve 2013 dhe 2016, si dhe Ram 3500 që janë prodhuar mes 2014 dhe 2016, mund të ketë këtë problem.

Pronarëve të tyre iu kërkohet t’i kthejnë te pikat më të afërta të kompanisë dhe do t’ju kompensohet çdo shpenzim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat