Opel me slogan dhe logo të re

Auto

Opel me slogan dhe logo të re

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 13:35
Opel

“E ardhmja iu takon të gjithëve” është motoja e re e brendit Opel, me të cilin ky prodhues dëshiron që “të demokratizojë” teknologjinë e ardhshme dhe t’i bëjë të qasshme për të gjithë blerësit e vet.

“Slogani i ri mbush hapësirën e zbrazët ndërmjet historisë së Opel dhe programit të markës së ardhshme. Kjo është ajo që na lëviz dhe është ajo për të cilën Opel angazhohet si markë”, ka thënë drejtorja e dizajnit të Opelit, Tina Miler.

Drejtimet për ri-dizajnimin e logos së Opelit janë të qarta dhe të thjeshta, thonë në kompani. Me vetë këtë, të gjitha kanalet e komunikimit do të përdorë logon e Opel me pamje të qartë 2D.  Opel Insignia Grand Sport i ri është automobili i parë serik i kompanisë me logon e re, në këtë rast në edicion 3D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat