Shitja e veturave në Evropë shënon ngritje

Auto

Shitja e veturave në Evropë shënon ngritje

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 12:24
Veturat

Tregu evropian i automobilave në maj shënoi rritje të fuqishme, me ç’rast regjistrimi i automjeteve të reja është kthyer në nivelin e para krizës, njoftoi sot Asociacioni i prodhuesve evropianë të automobilave (ACEA).

“Në maj 2017, regjistrimi i veturave për udhëtarë në gjithë BE-në është rritur 7,6 për qind në 1,38 milionë njësi. Ky rezultat është afër nivelit të majit 2007, pas të cilit kriza ekonomike goditi industrinë e automobilave, thuhet në kumtesën e ACEA, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat