Ford: Nga 2019 eksportojmë “Focus” nga Kina në SHBA

Auto

Ford: Nga 2019 eksportojmë “Focus” nga Kina në SHBA

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 16:07
Ford

Kompania amerikane e automobilave Ford nga viti 2019 do të fillojë me eksportimin e gjeneratës së ardhshme të automobilit kompakt “Focus” nga Kina në Amerikën Veriore dhe jo nga Meksika siç ishte planifikuar më herët, njoftoi sot kompania.

Ford do të bartë prodhimin e automobilit të tij të vogël “Ford Focus” nga SHBA në Kinë, ku tashmë prodhohet “Focus” për blerësit kinezë, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat