Lamborghini Aventador dhe jahti që ngjan me të – në shitje për dy milionë euro

Auto

Lamborghini Aventador dhe jahti që ngjan me të – në shitje për dy milionë euro

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 09:35
Lamborghini Aventador

Janë vënë në shitje përmes internetit, Lamborghini dhe jahti luksoz që ngjan me modelin Aventador e që së bashku kushtojnë dy milionë euro.

Lundra e gjatë 16 metra mund të lëviz me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë, pasi shumica e pjesës së jashtme i është punuar nga metali i lehtë me fibra karboni.

Shumica e elementeve të barkës luksoze janë të njëjta me Lamborghinin, si timoni, tabela e përparme, ulëset, altoparlantët dhe dukja e pjesës së jashtme.

Në anën tjetër, Aventador që shitet së bashku me të, mund të arrijë shpejtësi deri në 350 kilometra në orë. 

Image
 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat