Më në fund prodhohet: Njihuni me Zarooq SandRacer 500 GT

Auto

Më në fund prodhohet: Njihuni me Zarooq SandRacer 500 GT

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 16:28
Zarooq SandRacer 500 GT

Prodhuesi me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lansuar një veturë të tipit coupe 'off-road' me 518 kuaj fuqi.

Zarooq SandRacer 500GT , një coupe sportiv dhe një shkatërrues i ashpër për rërë, tani është në prodhim, pothuajse dy vjet nga zbulimi i saj fillestar në 'Abu Dhabi Grand Prix 2015'.

Vetura tërheqë me gomat e pasme dhe ka një motor 6.2 litërsh V8, i cili prodhon 518 kuajfuqi dhe 660 çiftrrotullime. Fuqia shkon në gomat e pasme përmes një marshi me pesë shpejtësi. Trupi i veturës është i bërë nga fibra karboni, kështu që peshon vetëm 1,200 kilogramë.

Performancat e saj tregojnë se do të jetë shumë e mirë në rrugë, por kjo nuk është e gjitha - çelësi është në emër. 'SandRacer' gjithashtu është ndërtuar për shkretëtirë, kështuqë posedon dy opsione "off-road", njëra për terene të vështira dhe tjetra për terene me rërë.

Cmimi i kësaj veturë është kogja i shtrenjtë. Ai që dëshiron ta ketë një për vete, duhet të paguaj plot 450,000 dollarë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat